Alketa shpall divorcin nga Klan-i: Ja pse largohem!

October 4, 2009   | Lajmet / Vijesti

Alketa Vejsiu.4Alketa vë në provë VIP-at me emisonin e ri, i cili në thelb ka vallëzimin, dhe është i mbushur plot me surpriza, muzikë dhe ngjyra. Ajo shpjegon arsyet se përse u largua nga Klan-i dhe tregon marrëdhëniet e saj me Vera Grabockën. Alketa është një nga ato vajza, që ka ditur si të bëjë kameran “mike” të mirë dhe gjithashtu, të bëhet e dashur për publikun. Që në fillimet e saj, kur është bërë figurë televizive nëpërmjet këngës, nuk ka dashur t’i ndahet ekranit.

Kohët e fundit është shkëputur nga muzika, por jo nga ekrani. Pas një emisioni të suksesshëm sezonin e kaluar, Alketa rikthehet tani me një tjetër emision, me të tjera surpriza dhe gjithashtu në një televizion tjetër.Në intervistën për miqtë e SH2, ajo ka pranuar të na tregojë disa detaje për programin më të ri që ajo do të drejtojë, “Dancing With The Stars”, program ky, që ka një natyrë krejt ndryshe nga programi i saj i mëparshëm. Por, për t’i zbuluar të gjitha këto dhe surpriza të tjera, do të na duhet të shohim puntatën e parë të programit.

Alketa, sapo ka nisur sezoni i ri televiziv, me çfarë dhe ku do ta shohim Alketën këtë sezon?

Këtë herë, do të jem në një amfitetatër elegant, ku njerëz të profesioneve të ndryshme do të tentojnë të bëjnë atë që bën çdonjëri nga ne në festa private, në dasma, apo evente të tjera të gëzuara ” të vallzojnë”. Programi ka një natyrë krejtësisht tjetër nga formati paraardhës që kam drejtuar.

Është i gëzuar, ka shumë muzikë, ka surpriza, ka ngjyra, ka veshje vezulluese, ka kërcime elegante që të kujtojnë meloditë e koncerteve të Vjenës, siç ka dhe kërcime kontemporane, të bazuara te tempremaneti latin.Holta Dulaku, producentja që sjell këtë patentë në Shqipëri, përveç përzgjedhjes së emrave më të mirë të artit dhe aktualitetit shqiptar, ka bindur profesionistët italianë të këtij formati në Rai Uno, të vijnë për më shumë se 2 muaj në Tiranë për të dirigjuar këtë projekt.

Në media është shkruar për një largim tuajin nga Klan-i dhe për një “ndarje” me Vera Grabockën, është e vërtetë?

Projekti është blerja me fundit e Vizion Plus, por unë nuk jam ndarë me askënd. Thjesht kam bërë një zgjedhje shumë të mirë profesionale që do të më bëjë të rikthejë imazhin tim tek profili i Reality Show Variete, në një kohë që, projekti im i rradhës me Grabockën përkon me fillimin e vitit 2010.

Besoj tek Holta Dulaku, vlerësoj punën e saj në të gjitha shfaqjet muzikale dhe mbi të gjitha, respektoj njerëzit që dinë të punojnë sipas standardeve perëndimore.Për mua miqtë, raportet njerëzore kanë më shumë vlerë se punët, se kontratat, apo suksesi dhe më besoni, jam nga ata njerëz që kujdesen ta pastrojnë mirë rrugën nga gjembat para se të hedhin hapa të reja.

Cilët janë pjestarët e stafit te “Dancing With The Stars” në Shqipëri?

Njerëz të afirmuar në fushat e tyre. Holta njihet për shijen e hollë në përzgjedhjen e elementëve të duhur, autorja është një emër i afirmuar në botën e spektaklit italian me një bagazh projektesh disa vjeçare në Rai dhe Mediaset. Konsulentët artistikë janë autorë të këtij formati në Rai Uno.

Kasti VIP dhe balerinët profesionistë do të jetë një surprizë e jashtëzakonshme. Ai do të zbulohet vetëm natën e parë. Votimi do të jetë popullor, por një panel me 4 personalitete do të gjykojnë perfrmancat çdo natë në studio.

PYETSORI I PRUSTIT

Gjendja shpirtërore?

“E karikuar me energji dhe dashuri për jetën”

Çfarë është lumturia absolute për ju?

Të fle e qeshur dhe të zgjohem duke qeshur

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Niki që kërkon të më përqafojë

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Para pak minutash. Kam miq, njerëz që më karikojnë me energji pozitive. Prandaj i kam miq, prandaj janë pak.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Serioziteti, korrektesa, mirësia.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerantë?

Ndaj gabimeve njerëzore që nuk janë faje.

Hera e fundit që u përlotët?

Shpesh më ndodh. Së fundmi, kur pashë një histori te “Ce Posta Per te”. Dihet tashmë, jam personazhi që qaj më shumë në ekran.

Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?

Nuk di të përgjigjem…

Udhëtimi juaj i preferuar?

Toscana

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Publicistika politike, librat profesionalë, klasikët, romanet komerciale ndonjëherë për çlodhje, dhe sigurisht Kadareja i madh.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?

Kur di të kuptojë se ç’është një grua.

Tek një grua?

Kur nuk sillet si burrë.

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

Nuk fërshëllej.

Piktori juaj i dashur?

Oh, eëhtë një pikturë që kam parë në Muzeun Rus e Ajzenhaur, Deti i Shkumezuar. Më ka lënë pa frymë, kur e kam parë.

Ngjyra juaj e preferuar?

Bluja e qiellit dhe e detit, por edhe të gjitha nuancat e natyrës gjelbërimit dhe tokës.

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Mendoj se jam thjeshtësisht e lumtur në familje dhe në punë.,

Pija juaj e preferuar?

Një kokteil, duke shijuar detin në Costa Smeralda.

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?

Kur dikush lëndohet nga unë.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Mosmirnjohjen dhe Moskorrektesën

Frika juaj më e madhe?

Që një ditë s’do të jem më

Keni dhënë ndonjëherë rryshfet?

Asnjëherë

Cila është motoja juaj?

Të jem fitimtare.

Po të të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?

“Një jetë nuk më mjafton” dhe “Falmi At gabimet e mia”.

Në çfarë gjendjeje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?

E karikuar me energji, dhe dashuri për jetën.

Gazeta Shekulli

YouTube Preview Image

1