Revistën BUZUKU numër 30 u shpallë si numër jubilar

October 4, 2009   | Kulturë / Kultura

Revistën BUZUKU numër 30_numri jubilarRevistën BUZUKU numër 30 e shpallëm si numër jubilar, me ç’rast po i tham dy fjalë n’g’juhën shqype t’Shestanit, n’ g’juhën qi ma ka msue nana.
BUZUKU isht revistë informative, kulturore e shoqnore, qi u kushtohet shqyptarve, sidomos atyne n’Mal t’Zi ose pej Malit Zi. Ajo shpërdahet kryesisht n’Ulqin, Kranjë, Tivar, Tuz, Guci, Dacaj (Rozhajë), Prishtinë, Shkodër, Tiranë dhe n’diasporë (n’Nju Jork, Çikago dhe Melburn). Revistën çdo kush munje me e lexue n’internet n’krejt botën (www.buzuku.info).
Qillimi i revistës isht me e njallë ose me e forcue vetëdijen komtare. Pra, ta duem komin e vet me tri fe, i cili kurrë nuk pati ngatrresa nërfetare; ky shemull i mirë isht për çdo nerim e lavdatë, dhe ai isht i posaçëm n’botë.
Ta duem venin e vet, trojet e veta, qi na i ruejtën dhe na i lanë t’partë tonë.
T’qinrojmë n’venin e vet ashtu si kanë qinrue t’partë tonë, mos ta lshojmë venin e vet, mos t’ikim pej venit vet dhe mos t’shpërdahena nëpër botë, mos t’zhdukena si krypa n’ujë.
Ta afirmojmë trashigiminë kulturore, si dhe vlerat tona njerzore dhe komtare: burrninë e bujarinë, besën e neren, mikpritjen e solidaritetin, krenarinë e guximin, mirëkuptimin e tolerancën, zemërgjansinë e fjalën e mirë.
Ta duem g’juhën e amël qi na e ruejtën t’partë tonë me qina e me mija vjet. Ta duem ket g’juhë të shenjtë dhe t’ja u lamë thmive tonë, nipave dhe mesave tona.
SIMË DOBRECITa duem shkollën n’g’juhën e vet, se isht vërtetue, qi dija zotnohet ma kollaj kur shkollohena n’g’juhën e vet. T’lexojmë e t’shkruejmë n’g’juhën e gjyshave e stërgjyshave, me çka i nerojmë t’partë tonë.
T’i duem adetet e veta, doket, traditën e vet; të burrnohena me rranxën e vet, me t’partë e vet, se ata e meritojnë. Kshtu i nerojmë t’partë tonë dhe vetveten.
T’i përkujtojmë nodhjet e ransishme t’komit tonë, si dhe burrat e burrneshat e lavdishme.
T’i duem kangët e veta, folklorin e vet, vallet e veta; kto i nimuen popullit tonë me u qinrue vshtirsive, me metë gjallë.
Dom Pjetër Perkoliqi, kryeipeshkvi i maparshëm i Tivarit, thonte: ‘T’veten me e dashë, t’huejën me e nerue.’
Pra, isht njerzore me dashë t’veten dhe me e nerue të huejën. Nji kjothtë qi nuk e duem t’veten, t’vetin, komin e vet, askush nuk ka me na besue qi e duem tjetrin, komin tjetër.
Qe kto ishin disa porosi, qi u munuem me jau përcjellë lexuesve me anë t’revistës BUZUKU, pej se ajo filloj me dalë më 2001.

Simë Gjon Dobreci
http://www.buzuku.info/

YouTube Preview Image

3