Teuta Krasniqi: Në fillim bebja, pastaj dasma me Bleron

October 10, 2009   | Lajmet / Vijesti
Teuta Krasniqi_BleroLajmi më i fundit mbi atësinë e Bleros u dha fund njëherë e mirë skenarëve rreth fejesës së nxituar të çiftit. Versionet ishin nga më të ndryshmet, por askush nuk hodhi hipotezën e një shtatzënie të aktores Teuta Krasniqi. Megjithatë, çifti nuk mundi ta fshehë gjatë “krosin” e tyre “për të legalizuar” lidhjen.

Blero e ka pritur më së miri faktin se do të bëhej baba. Ndërsa unë në ditët e para kam qenë më “out”. Isha e frikësuar, pasi dihet që për një moment të ndryshon krejt jeta, duke ditur se nuk do të mendosh se jam vetëm unë, por je vetë e dyta. Unë jam njeri që e marr punën me shumë përgjegjësi, e lëre më lindjen e një bebeje, që është diçka e shenjtë”

Një dhuratë e shenjtë do ta plotësojë akoma më shumë dashurinë e çiftit Teuta Krasniqi dhe Bleros. Vitin që vjen, çifti i porsafejuar do të bëhen prindër dhe lajmin e shumëpërfolur e konfirmon vetë Teuta Krasniqi. Një lajm i tillë u dha fund njëherë e mirë skenarëve rreth fejesës së nxituar të çiftit. Versionet ishin nga më të ndryshmet, por askush nuk hodhi hipotezën e një shtatzënie të aktores Teuta Krasniqi. Megjithatë, çifti nuk mundi ta fshehë gjatë “krosin” e tyre “për të legalizuar” lidhjen.

Ditët e fundit aktorja ka qenë shënjestra e shumë mediave, për të mësuar të vërtetën. Më në fund Teuta vendosi të prononcohet publikisht. Sigurisht që familja dhe të afërmit e saj e kanë ditur se bëhej fjalë për një shtatzëni të paplanifikuar, e cila fillimisht e kishte shqetësuar nënën e ardhshme, por që shumë shpejt ajo kishte filluar ta shihte me sy pozitiv. Të ndodhur në një situatë të re, Teuta e Blero kanë nisur diskutimet rreth planifikimit të dasmës dhe jetës që do u sjellë të qenit prindër. Ajo që vlen të theksohet, është se çifti nuk e ka marrë me siklet rrjedhën e ngjarjeve.

Kështu të paktën pohon vetë Teuta, duke treguar se ende nuk e dinë nëse do ta bëjnë dasmën më shpejt apo do ta lënë siç ishte planifikuar. “Mbase e lëmë dasmën gjatë verës që vjen, ashtu siç e kemi bërë plan, edhe pasi të lind bebja, pse jo?! Ndoshta, fillimisht do të bëjmë kurorëzimin, e pastaj të shohim”, – pohon ajo. Sesi e ka pritur Blero lajmin e dhënë nga Teuta, ajo e rrëfen në rreshtat e mëposhtëm: “Blero e ka pritur më së miri faktin se do të bëhej babi. Ndërsa unë në ditët e para kam qenë më “out”. Isha e frikësuar, pasi dihet që për një moment të ndryshon krejt jeta, duke ditur se më nuk do të mendosh se jam vetëm unë, por je vetë e dyta.

Unë jam njeri që e marr punën me shumë përgjegjësi, e lëre më lindjen e një bebeje që është diçka e shenjtë”, – shprehet me tone serioze aktorja. Por, krahas ndjenjës së përgjegjësisë, ndjesia e të qenit nënë s’ka sesi të mos e ngazëllejë aktoren. Tashmë nuk kalon asnjë ditë apo orë që ajo të mos i mendojë çastet sesi do të jetë jeta me një bebe. E pyetur nëse ka filluar, që qoftë edhe pavetëdijshëm, të hutohet pas vitrinave të dyqaneve për fëmijë, Teuta sqaron se kjo ka ndodhur tani e dhjetë vjet më parë. Madje, ajo tregon se ka blerë shpesh rroba të ndryshme.

“Edhe nëse nuk kam pasur askënd të familjes për t’i dhuruar, më ka ndodhur shumë shpesh të blejë ndonjë palë këpucë për bebe, kapelë apo diçka tjetër, pasi më pëlqejnë shumë. Dhe kurdo që kam mundur i kam dhuruar. Por për beben time është ende herët, pasi thonë se deri në muajin e shtatë nuk është mirë të blesh. Hëpërhë vetëm po bëj plane, pasi nuk e di ende nëse është vajzë apo djalë”. Teuta ka ndarë mendjen, që porsa të dallohet gjinia e foshnjës së saj, ta shikojë nëse bëhet fjalë për një vajzë apo djalë. Por në fakt, gjinia nuk ka fare rëndësi për të, pasi sipas saj, gjëja më e rëndësishme është të gëzojë shëndet të plotë. Ajo do që ta shikojë gjininë thjesht për kuriozitet dhe për ta pasur të qartë nëse duhen blerë rroba ngjyrë rozë apo të kaltra. Se cilit prej tyre ka dëshirë t’i ngjajë bebja, mamit apo babit, Teuta duke qeshur shprehet: “Nuk e di. Të dy kemi të mira e të meta, do të ishte mirë të kombinohen vetëm të mirat për beben tonë”.

Historia mes çiftit VIP

Që mes tyre kishte më shumë sesa shoqëri, u mor vesh që pas mbarimit të “Videofestit”, ku në festën e organizuar pa këtij spektakli, Blero ishte i shoqëruar nga Teuta. Asokohe, komentet dhe parashikimet ishin nga më të ndryshmet, se lidhja e tyre nuk do të shkonte gjatë. Nuk u kalua pa zë edhe lidhja e mëparshme e aktores me Valonin, ish-pjesëtar i grupit “Kthjellu”, që siç duket, ishte ftohur kohëve të fundit dhe sipas disa informatave, ata nuk kalonin mirë me njëri-tjetrin.

Por lajmi më i fundit, pikërisht i shtatzënisë së papritur, ia ka ndryshuar planet si Bleros, ashtu edhe Teutës, pasi të dy ata ishin fokusuar te karriera, dhe lidhjen e tyre ia kishin lënë kohës. Kur përgjegjësitë dolën në rrugën e çiftit të ri, asnjëri prej tyre nuk u tremb, por vendosën të krijonin një familje. Ndoshta fakti që Blero, një mik i vjetër i familjes Krasniqi, shok i ngushtë i Memlit, u gjend i detyruar të bëhej “pjesëtar” i kësaj familjeje. Një pikëpyetje e tillë mund ta mësojmë me kalimin e kohës, pasi për momentin duken se gjërat “shkojnë vaj” mes tyre.

Gazeta Korrier

YouTube Preview Image
67