Edona Llalloshi çdoherë me Milotin

October 12, 2009   | Lajmet / Vijesti
Edona & Milot LlalloshiEdona zë të dëshmuar, ajo është shndërruar tashmë në një simbol të një këngëtareje serioze në skenë, pa zhveshje e përdredhje vetëm e vetëm për të arritur një afirmim.

Edona deshi që edhe vëllain e saj ta fusë emrin e quajtur estradë, mbase edhe për të pasur dikë të familjes afër në udhëtimet e saj të shpeshta që bën.
Dhe kështu ndodh. Sa herë që ka koncerte nëpër vendet shqiptare, apo jashtë në Diasporë, me të është edhe Miloti, i vëllai që përveç e mbështet moralisht motrën, në momentet kur Edona lodhet duke kënduar, ai e merr mikrofonin dhe ia thotë me disa këngë, pasi zëri nuk i mungon.
Madje ai ka bërë edhe një këngë kohë më parë, duke treguar vlerat e tij edhe si aktor, pasi luan rolin e djaloshit të tradhtuar. Ndërkohë tash e disa vite sezonin veror e kalojnë në Durrës, ku çdo mbrëmje argëtojnë pushuesit atje.
Edhe këtë muaj ajo bashkë me vëllain kanë të rezervuara shumë mbrëmje muzikore nëpër Evropë. Tashmë në reklamat për mbrëmjet muzikore nuk është vetëm emri i saj, por edhe i Milotit. Si duket kjo gjë po ju shkon shumë mirë bashkë, kështu që Miloti nuk do njëherë për njëherë të bëjë karrierë vetëm. Në të ardhmen nuk i dihet. Mbase!

7