Vukoviq-shtyhet mbledhja e grupit punues

October 16, 2009   | Shtypi / Mediji

Miodrag VukoviqMiodrag Vukoviq kordinator i grupit punues ka deklarua se mbledhja e grupit eshte shtyre për shkak të kërkesës së partisë Boshnjake.

Grupi punues do të duhej ta përmbledhë të tërën që është bërë deri me tani dhe të informohet mbi bisedimet ndërpartiake dhe me përfaqësuesit e organeve shtetërore.

Koordinatori e grupit punues, Miodrag Vukoviq, ka deklaruar më parë se ka mbetur hapur çështja e përfaqësimit autentik të pakicave në parlament, sepse ekzistojnë disa modele.

Ai ka thënë se për të gjithë nuk ka dyshime se kush duhet të kenë të drejtë vote, por për Partinë Socialiste Popullore është kontestuese se çfarë do të bëhet me ata, që me futjen e shtetësisë si kusht, do të humbin të drejtën e votës në zgjedhje.

Propozimi është që t’i miratojmë ndryshimet e ligjit, por të hyjë në fuqi pas disa muajsh, ka thënë Vukoviq. Me kushtetutën e Malit të Zi është paraparë që ndryshimet e legjislaturës zgjedhore duhet të miratohen me dy të tretat e votave në parlament.

TVCG