Serbët në kërkim të vajzave shqiptare – Video

October 22, 2009   | Shtypi / Mediji

Serbët në kërkim të vajzave shqiptareSerbi Vidan Mitrovic banon 40 kilometra pranë Beogradit dhe ka ardhur në fshatin Grudë të Shkodrës së bashku me familjaret e tij, për një vizite të pazakontë.
Ai do të martohet dhe për këtë ka gjetur një nuse shqiptare. Diana, vajza e familjes Isufi, ka shkuar vetë në Beograd dhe ka parë nga afër dhëndrin dhe familjen e tij.
Ata tashmë janë në Shkodër për të marrë pjesë në ceremonitë e fejesës së çiftit të ri.
Serbë e shqiptarë bashkë urojnë njëri-tjetrin për këtë krushqi mes tyre në një mënyrë që për asnjë nga palët nuk duket e huaj. Fjalët shqip dhe serbisht përzihen me trokitjen e gotave, ndërsa familjaret e çiftit të ri përloten nga gëzimi. Vajza që do të martohet është e lumtur.
Më pas të dyja familjet dalin, sepse çifti duhet të shkëmbejë dhuratat e fejesës. Festa nis në një nga lokalet në breg të liqenit të Shkodrës.
“Vij nga rrethinat e Uzhices qe eshte 40 km larg Beogradit. Kam ardhur per te kerkuar shansin e jetes time. Kam degjuar se vajzat shqiptare janë te ndershme e te rregullta per familje. Ne Beograd vajzat po pelqejne te shkojne drejt perëndimit ndaj po kerkoj vajza ne Shqipëri”, shprehet dhenderri. Ai thotë se nuk ka asnjë paragjykim ndaj shqiptareve sepse 22 vite me pare shoket me te ngushte ne ushtri ishin kosovaret.
E gjithë kjo histori e ka zanafillën te lidhjet qe kane krijuar organizatat e minoritetit serb ne Shqiperi, ne dyret e te ciles ka gjithmone serbe qe interesohen per t’u martuar, vecanerisht ne Shkoder. Gezim Gjoka e ka kthyer ne biznes deshiren e serbeve per te patur nuse shqiptare. Ai thotë se kërkesat jane te shumta per shkak te disa cilësive qe kane vajzat shqiptare. Çdo martese behet kundrejt nje pagese nga ana e dhendrit serb pranë nje kompanie serbe te ashtuquajtur konsulence familjare.

“Puna po ecën shume mirë në dy krahët si me vajzat ashtu me djemtë.

Deri tani nuk kemi pasur asnjë problem, pasi lidhjet martesore qe kemi bere kane ecur shume mire. Si çiftet ashtu dhe familjet e tyre janë tepër te kënaqur për miqësinë qe kane krijuar. Vajzat shqiptare janë tepër te sjellshme kemi gjetur një realitet per t’u admiruar. Deri tani nuk asnjë paragjykim mes djemve e vajzave ne lidhje me etnine dhe fene. Kemi shume vajza katolike dhe myslimane qe janë martuar me djem ortodokse serbe dhe gjithçka ka funksionuar shume mire”, thekson Vuko Zecevic.

Top Channel

YouTube Preview Image
20