“E ka mizën nën kësulë”, ky !

November 11, 2009   | Shoqëria / Društvo

shaban-perajKëto rregulla nuk i di dhe nuk i respekton z. Nika pasi që përmes votave së partisë sime në ato vite, dhe votës sime personale është bërë “kryetar partiak i Kuvendit” të Ulqinit e assesi nga “aftësitë” që ka. Aktualisht ai dhe unë ndajmë mendime të kundërta për situatën politike të krijuar kryesisht nga ai dhe askush tjetër, ndaj unë do të mbetëm thjesht gazetar, i pëlqeu apo jo kjo z. Nika.

Lajmotivi për të shkruar këtë artikull është shkrimi i z. Nika një javë më parë në gazetën “Koha javore”, datë 29 Tetor 2009, me titull “Sa poshtë paska rënë Shabani” i cili parapëlqen të vazhdojë me ide për t’u shitur mend të tjerëve i bindur se vet është “evlja” dhe se të tjerët sipas tij janë të paditur, apolitikë e analfabetë. Për çdo gjë që nuk i shkon për shtati z. Nika, ai e fillon duke sharë e shpifur për të tjerët, bile që në krye të titullit. Me këtë mundohet të tregojë në opinion gjoja se fajin ia kanë të tjerët që i kanë rënë në qafë, pasiqë unë nuk e kam përmendur fare dhe kjo tregon se sa e njeh gazetarinë. Po të mos ishte kështu, atëherë përse ky person paraqitet me këtë shkrim pasi askush nuk merert me te, duke më bërë me dije se unë nuk jam në rrugën time. Atëherë, çfarë pati, apo e ka “mizën nën kësulë”, dhe ia nisi gjoja se në shkrimin tim nuk ka të vërteta. Gabohet rëndë, shenjat e para kanë filluar, por pasi më ka sharë e shpifur, thjesht jam i detyruar t’i përgjigjem. Ai në vend që të pranojë publikisht për “projektet që priten të realizohen” ka kaluar në sulme personale për t’i dhënë vetes të drejtë të hyjë edhe në biografinë time. Prej nga këtë guxim e di ai, por jam i detyruar t’i them se është bërë “dajre e shkyme”nga fakti se unë ndaj mendime të kundërta me te. Nuk i njoh edhe aq sjelljet e tija personale që ta akuzoj privatisht, por le të më lejohet t’i kujtoj një gjë që ka të bëjë me te personalisht- njerëzisht do duhej që edhe personalisht ky, po po ky, të më falenderojë për ato që kam bërë për te në ato vite kur ishim bashkë dhe kur ai për mua e familjen time çoi shumë tym për të më eliminuar politikisht.Unë nuk do duhej t’i kërkoja fare llogari sepse nuk është treguar fare i njerëzishëm me mua, por ka mjaftuar të ishte korrekt me lexusit e gazetës.E para jam gazetar që në ditët e para të shtypit shqip në Mal të Zi dhe në asnjë artikull nuk merrem me emra të personave-(vetëm në një rast),unë shkruaj për dukuritë e krijuara në shoqërinë tonë, dhe kjo është e drejtë e imja, ky është i vetmi profesion krahas atij të arsimit që kam bërë në jetë. Për këtë së paku nuk mund të më akuzojë z. Nika se a kam qenë “kryeredaktor partiak” kur dihen disa rregulla të vëna në shoqërinë tonë. Këto rregulla nuk i di dhe nuk i respekton z. Nika pasi që përmes votave së partisë sime në ato vite, dhe votës sime personale është bërë “kryetar partiak i Kuvendit” të Ulqinit e assesi nga “aftësitë” që ka. Aktualisht ai dhe unë ndajmë mendime të kundërta për situatën politike të krijuar kryesisht nga ai dhe askush tjetër, ndaj unë do të mbetëm thjesht gazetar, i pëlqeu apo jo kjo z. Nika. Nuk e kam ndërmend të mësoj askend sepse kjo nuk është në sedren time, por ajo që z.Nika shprehet për mua se paskam bërë gabime drejtshkrimore dua ta përkujtoj ate se shkrimin e drejtshkrimin e kam bërë më heret se ai dhe se kur unë kam filluar të punoj me shkrime, i njëjti ka “gjuajtur gurë në dardhat përreth”, ndaj do ta kisha këshilluar si mik i sinqert që mos t’i hyjë kësaj pune dhe mos ta lejojë veten të bie poshtë (edhe pse kaherë ka rënë) me pretendimet se është “dikushi”. Në përpëjekjet për t’u treguar bujar dhe i dobishëm mund të bëhet altruist gjer aty sa të jetë i gatshëm për ta flijuar edhe jetën për të tjerët, por ai këtë nuk mund ta bëjë nga rehatia e mësuar. Vetëm se, që kjo lloj burrërie të bëhet për njeriun virtyt, duhet që sinqeriteti, bujaria dhe kthjellësia të jenë larg fanatizmit të njeriut i cili bërtet me të madhe pa treguar afërsi me ata që dikur e nxorren nga mjedisi i vet. Ndaj z. Nika nuk duhet të rremojë për të mësuar të metat e tjetrit, kësaj i thonë paturpësi, ta përfolësh ate majtas e djathtas është ves i pavlefshëm dhe tipat fanatik si ky thyejnë e copëtojnë çdo gjë që u ze dora…Ky edhe pse nuk është përmendur në shkrimin tim, vazhdon për t’mi treguar ca gjëra gjerë e gjatë duke sjellur një sërë dëmesh, jo për mua, por për veten e tij, duke krijuar mundësi për kontradikta që nxjerrin në shesh pyetje të reja gjë që, për bashkëbiseduesin përbën dëm e jo dobi. Po aq mirë e di z. Nika se ka të fshehta që kanë të bëjnë me individin e shoqërinë, prandaj edhe të parët kanë thënë: “E fshehta është robi yt, por, po e zbulove, ti bëhesh rob i saj”. Është një parim (që z. Nika nuk e ka) që shumë punë me vlerë të madhe kërkojnë mbajtjen e të fshehtës, kur ka ndodhur që ata që i kanë pasur në dorë këto punë, nuk e kanë mbajtur të fshehtën, nuk ka qenë e mundur të hidhet qoftë edhe një hap përpara, madje iniciativat janë rrezikuar seriozisht pikërisht falë “strategjisë” së fjalëve që thotë, gjë që do të thotë mungesë respekti për të tjerët. Çdo gjë mund të vihet nën kontroll, por jo karakteri i z. Nika…ndaj lejon të flasë për veten, për çka flasin punët dhe sjelljet e tij ndaj të tjerëve.
Sa për ate se unë nuk kam treguar sinqeritet, dëshiroj t’i them z. Nika se pikërisht është kjo ajo që më ka mbajur në jetë dhe për këtë jam shumë krenar,unë as nuk jam ngritur as nuk kam rënë poshtë sikur ai, në të kundërten do të isha në vendin e tij. Se kush shpikë, kjo tashmë dihet, kush jeton me thashethëme edhe ajo dihet, ndaj ky fatëzi i sheh të tjerët me dylbinë e ndjesive të veta dhe, për shkak të turbullirave që ka krijuar, gjithkën e gjithëçka e sheh turbull. Ç’është e drejta, egoisti i rënë në këtë situatë, e pandeh gjiçka përreth të shkatërruar, por është ai vet që është shkatërruar dhe nuk mund të dalë nga kjo vorbull. Këtë do ta dëshmojë koha, dhe personat si ky që nuk kanë siguruar afinitetin e duhur me shpirtin e vet, është mjaft e vështirë të përfaqësojë rregullat morale për një kohë të gjatë.
Më tutje z. Nika vazhdon: “Kemi përshtypjen se ju nuk dini t’i shprehni opinionet tuaja ashtu siç i mendoni te lexuesi ose ata u kuptojnë në forma të ndryshme”, dua të saktësoj që të mos merakoset edhe aq për opinionet e mia sepse shpirti vullgar i shprehur me mendimet e tija e që kërkon t’ua detyrojë edhe të tjerëve, shihen gjithmonë me përbuzje dhe bezdi nga mjedisi. Nuk ia vlenë që z, Nika të hapë porta që s’do të mund t’i mbyllë pastaj. Të më bëjë moralizime,politikë e krahasime duke më përkujtuar z. Qosja, një person si ky prishë gjuhën njerëzore duke e kthyer atë në gjuhë zogjsh i vetëdijshëm se nuk ka individ që ka mbetur në majat e përjetësisë. Si snobist që paraqitet, harron se unë nga qyteti në qytet kam ardhur, kurse ky nga mali në Totosh! Ky harron, por më tepër dua të besoj se nuk di të marrë masat e nevojshme, ndryshe në mendimet e veta për t’u treguar i gjthanshëm mbetet gjithmonë fëminor! Meqë mendja është një institucion i hapur për çdo lloj mendimi të qëlluar apo të paqëlluar është e domosdoshme që së pari të disiplinojë shpirtin për t’u ruajtur nga pasionet që ka ndaj profetënve (tallet me ta para syve të opinionit duke përdorur mikrofonin partiak), i bindur se nuk është ai që me thëniet e tyre shet “dushk për gogla”, nga ku kërkohet të dijë profesionin dhe punën e tij me aq sa e lejojnë mundësitë e të mbetet brenda fushës së specialietit që ka, anipse i vetëdijshëm për mungesë profesioni për të cilin nuk e ka bërë edhe asnjë hap. Mësuesi nuk mund të bëjë mjekësi, kurse mjeku nuk duhet ta vejë në vështirësi veten duke thënë “do të bëhem jurist”. Duke tentuar në shkrimin e tij që të turbullojnë mendimet e brezave të rinj (të vjetrit e dinë kush është ky)me njohuri të pavërteta ose të njohura e të papranueshme për të tjerët, nuk janë vetëm të dëmshëm, konsiderohen edhe tradhtarë. Ankthi që e ka kapluar dhe e ka vënë në siklet për të më treguar mua se si shkruhet një artikull gazetaresk është në përpjesëtim të drejtë me thellësinë kuturore e morale të tij. Edhe një njeri i ulët e i pavlerë si ky, madje, mund të jetë çdo kohë i pasur, por i nderuar kurrë. Sado të shumta të jenë ato që pretendon se ka lexuar për profetet, kurrë nuk duhet ta pengojnë pse edhe të tjerët lexojnë, dhe nuk merren me gjëra për t’më përshkruar mua se merrem me katundin (respekt për ta duke e ditur mirë se kam një traditë më të hershme se ai) , e vërteta së shpejti do të nisë të flasë, ndaj injoranca e zemëron, fanatizmi e shqetëson dhe sado që pretendon se di prapëseprap injorant mbetet. Sa për diferencime politke që më përmend z. Nika dua ta përkujtoj atë se këtë thënie duhet ta marrë me vete e ta vendosë në atë xhaketën që “mban krahëve për të mbuluar kuburën”, të shikojë traun e vet dhe mos t’u hyjë këtyre punëve, posaçërisht kur flitet për mua dhe familjen time, për këtë është i vogël e i vonshëm dhe nisur nga kjo nuk është i vetëdijshëm për jetën që jeton, nuk do të mund të arrinë një përjetim të tillë e ti jipet rasti të dëgjojë “legjenda” për të tjerët në një kohë kur ai vet është bërë “dajre e shkyme”, ndaj nxehet, bërtet e thërret edhe atje ku “bostanxhisë, bostan nuk mund t’i shesë”,që të ballafaqohet me të vërteten. Nëse i ka mbetur merak “për diferencimet politike”, këtu jam unë, këtu kam qenë edhe më heret, prandaj zikzaket e vazhdueshme që mundohet t’i hedhë në tregun politik nuk i pinë ujë, megjithëse rezultati për te nuk ka qenë i mundur të arrihet kur brezat si ky nuk janë edukuar me kultuën kombëtare pa lodhur trurin se punët nuk bëhen duke u çjerrur për veprimet foshnjarake dhe në këtë drejtim as dhe një pashë rrugë nuk ka për ta bërë dot. Sinqerisht e këshilloj të mos u hyjë këtyre punëve, megjithëse, aftësia e tij për të hulumtuar atje ku nuk do duhej është paksa e shitueme prej mbeturinave të gurëve që i kanë mbetur nëpër këmbë. “Këtë intelektual” (nëse mund të quhet) injorant e këshilloj të jetë korrekt së pari me vetveten i vetëdijshëm se e ka humbur rrugën për në shtëpi, e atëherë edhe me të tjerët, pasi kjo tashmë dihet nga të gjithë. Ky dhe askush tjetër shiti veten për interesa personale, për një karrigë, për një vend pune, për një banesë e për aq kohë sa ishte drejtues partiak i kulturës e sakatoi ate pa kritere dhe tani çirret nëpër foltore e ekrane televizive i bindur se nuk e njeh edhe katundi i tij rrëzë malit. Kush e di, ndoshta do të duhet që tërë bashkësia e cila nuk e ka kuptuar ende orientimin e këtij personi, të mbetet edhe për një kohë në gjendjen ekzistuese, derisa të shpallë- “vdekjen politike”.

Shaban Peraj
Koha Javore

2