REAGIM-Broçkullat e z. Nika

November 12, 2009   | Shtypi / Mediji

Shaban Peraj-1Mbase nuk më takon mua të merrem “me broçkullat” e z. Nika, se është gjallë vetë z. Sh. Peraj, por e ndjej të nevojshme të mbroj “kurorën hyjnore të familjes”, ndaj jam e detyruar të reagoj ndaj “broçkullave” të tij, e duke kërkuar ndjesë nëse dikush më keqkupton për këtë reagim.
Duke lexuar reagimin e z. Nika “Sa poshtë..”, mu kujtun fjalët e një kënge popullore: “Çke me mua (kuptohet ne) e gjeçë belanë”. Nga vetë titulli më lë të kuptoj se z. Nika nuk jetuaka në realitetin ku jeton z. Peraj dhe atë “rënie” të z. Peraj e shikuaka nga “lartësitë” dhe në kohë të shkuar se “mendjemadhësia” e tij e bëka që njerëzit t’i duken “të vegjël” dhe larg vetes së tij. Si duket z. Nika i takon të shkuarës dhe nuk mund ta përceptojë të tashmen, i duket vetja “si profet i ardhur nga qielli”. Unë do t’i thoja atij, mbase vërtetë, kur shikon nga lart-poshtë njerëzit të duken “të vegjël” por po t’i pyetësh ata se si ju dukesh ti lart, me siguri në të njëjtën formë, mbase “edhe më i vogël”.
Së paku, ata që janë në tokë mbahen me “këmbë të veta, po ti more i zi” me se do të mbahesh, kur të nisesh “në thyeqafë”? Që nga “këshillat “ e para, kur nis të marrësh rolin e “profetit”, vërehet djallëzia jote ndaj një gazetari,”miku” dhe bashkëpunëtori, edh epse mundohesh që atë “këshillë” ta quash “sinqeritet”.
Unë si lexuese e thjeshtë mbase nuk e kuptoj kodin gazetaresk, por s’paku nga brendia e rreshtave kuptoj se aty nuk ka sinqeritet, por djallëzi, sepse t’i thuash tjetrit ta lë gazetarinë për “huqet” tua, kësaj nuk i thonë “polemikë miqësore” po “kapriç” apo “inat”, s’di si të pëlqen ty. Z. Nika, kur flet për vlerat e gazetarit përmend “ndërgjegjën shoqërore” dhe “akordet e zemrës” duke harruar se këto dy vlera njerëzore, ty ka kohë që të mungojnë, se po t’i kishe pasur, reagimi yt nuk do të kishte dalur me titull “Sa poshë…”, andaj kërkon që z. Peraj ta ulësh “në kolltukun” e gabimeve tua, pa i thirrur mendjes (nëse të ka mbetur) se veprimi yt është i pamatur dhe shkon në dëm tëndin, e kësaj i thonë “ban ish pa pasë pula”.
Z. Nika, këto “ vlera” tua dhe të shokëve tu, na kanë sjellë këtu ku jemi dhe në vend që të merremi me probleme më madhore, ne duhet të merremi me njëri-tjetrin, e kësaj edhe ti e di si i thonë “S’ke çi ban kalit, e i mëshon samarit”. Ti nuk harron të merresh edhe “me logjiken e fjalëve” të z. Peraj, duke e quajtur “mendje çatallë” , duku u mburrur nga ana tjetër me “burrërinë e burrit me xhaketë” e cila “xhaketë” sipas teje “e mbuluaka armën në kohë të verës”. Atëherë unë do të përgjigjesha, se “armë” në shekullin njëzetë e një, është truri, o zotëri, e jo arma që përmend ti, ajo i takon së shkuarës ( më mirë të them mesjetës që i takon ti), kur vëllai vriste vëllain, andaj, “ai që ka trimërinë në tehun e shpatës i qelbësojnë gjurmët”- thotë një poet.
Z. Nika, gjithashtu nuk harroni të akuzojë z. Peraj se nuk e njohka “botën e profetënve” se “është futur në propagandën e mësimeve të Jahovait” dhe “shkrimet e tij lëkan për të dëshiruar”, atëherë, unë z. Nika do ju pyesja: në cilat nga librat fetare që “ke lexuar ti” , mbillet urrejtja vëllazërore? (kupto fetare e kombëtare). Mua më duket se “nga leximi i tepërt” i këtyre librave, të “kanë rënë trutë në qafë” e nuk di të dallosh as profet, as njeri.Kur them se “të kanë rënë trutë në qafë” , dua të rikujtoj se edhe “gjatë diferecimeve politike” që përmend ti, familja e z. Peraj nuk ka qenë prezente këtu, po atje ku është treguar me shokët e miqtë e tij (këtë mund ta vërtetosh me dokument) se me sa po vërej unë, ti je i prirë “ të futësh hundët aty ku nuk të takon, andaj po të them se vargu i Nolit ( i zgjedhur në këtë kontekst) kam frikë se “qelbet” në gojën tënde, se të akuzosh të tjerët “si trathtarë”, kur vet ke rënë “në llumin e trathëtisë” nuk është morale e as njerëzore.
Z. Nika, nuk harron që z. Peraj t’i përmendësh “kijametin partiak”, shkaktar i të cilit je ti, andaj “puna” që ti e fut në thonjëza e ka treguar se ku je ti e ku është z. Peraj, andaj nuk ke nevojë ta lodhësh veten “me bëmat e të tjerëve” kur ke “bëmat tua madhështore”.
Në fund të lutem si koleg të mos merresh më me familjen e z. Peraj, por t’i thërrasësh arsyes e ndërgjegjës dhe mos t’i shikosh të tjerët nga lartësia se “sa më lart që shkon, do të përplasësh më tepër” se gjithmonë “mendjemadhësia është e zeza e t’zot”- thotë populli.

Nepe Peraj
Koha Javore

2