REAGIM – Sa poshtë paska rënë Shabani

November 12, 2009   | Shoqëria / Društvo

Muhamet NikaNuk e di sa ia vlen që njeriu të merret me komentimin e asaj që nuk ka kallëzues, por duke e ditur që z. Peraj tash sa vite ishte kryeredaktor i Radio Ulqinit, ç’është e vërteta partiake dhe bashkëpunëtor i jashtëm i Kohës javore, mendoj që ka ardhur koha që t’i bëj një bilanc punës së vet dhe të shikojë përse ndodhë që në opinionet e tija askush të mos reflektojë. Pra, me fjalë të tjera nuk prodhoi asnjë reagim! A thua kjo do të thotë që z. Peraj injorohet nga lexuesit dhe se ai nuk di të komunikojë me lexuesin?!
Nuk dua të polemizoj me z. Shaban Peraj për ta fyer apo poshtëruar atë, por dëshiroj t’i bëj një polemikë të sinqertë duke luajtur një rol pozitiv në këndelljen e tij për të ndikuar që ai të pendohet përse shkruan dhe të heq dorë nga gazetari ngase nuk e njeh këtë punë. Mirëpo për çudi askush nga shokët dhe miqtë e tij nuk po ia thotë këtë haptas. Në komentin e përmendur autori është aq konfuz saqë lexuesin e painformuar mund ta bëjë me komplekse dhe të mendojë se nuk është i aftë për të kuptuar gazetën. Nga brendia e tekstit ajo që e ka një çikë logjikë dhe për të cilën mund të kapemi është thënia: “Kohë më parë një parti shqiptare në Mal të Zi doli dhe vuri në qarkullim thënien se së shpejti do të organizohet agjensia (sipas drejtshkrimit duhet agjencia) turistike në Ulqin, ku sipas tyre drejtori do të jetë kryetar i një partie tjetër shqiptare aleate me partitë në pushtetin lokal të Ulqinit”. Edhe pse nga brendia e tekstit lexuesi do të duhej të priste që autori të merrej me efektet anësore që krijon mospasja e agjencisë ose shkelja e ligjit që mund të bëhet ose bëhet në këtë drejtim për çka janë të interesuar qytetarët, autori si parësore ka thënien “sa poshtë ka rënë katundi”. Me të lexuar titullin s’di qysh po m’u krijua në kokë një antitekst dhe thashë “Sa poshtë paska rënë Shabani”!
Thonë se gazetari i mirë duhet të jetë ndërgjegja shoqërore dhe të ketë një akord në zemër që e dirigjon dhe nuk e lejon të gabojë. Sinqeriteti dhe e vërteta duhet të bëhen mburojë dhe imunitet i tij e jo të trillojë, të vrapojë pas sensacioneve (nëse vërtetë janë të tillë) siç bënë gazetari i përmendur. Këtë po e them jo për trillimet e veta kur shpikë se dikush “po ndërron parti për çështje rehatie”, por kur pashë numrin e madh të gabimeve drejtshkrimore të artikullit e sidomos kur u binda që z. Peraj gjatë të shprehurit të vet, fjalive të tëra u mungonte kallëzuesi! Nga ky aspekt nuk e di sa ia vlen që njeriu të merret me komentimin e asaj që nuk ka kallëzues, por duke e ditur që z. Peraj tash sa vite ishte kryeredaktor i Radio Ulqinit ç’është e vërteta partiake dhe bashkëpunëtor i jashtëm i Kohës javore mendoj që ka ardhur koha t’i bëjë një bilanc punës së vet dhe të shikojë përse ndodhë që në opinionet e tija askush të mos reflektojë. Pra me fjalë të tjera nuk prodhoi asnjë reagim! A thua kjo do të thotë që z. Peraj injorohet nga lexuesit dhe se ai nuk di të komunikojë me lexuesin?!
Z. Peraj, “një fat të tillë” nuk e ka pasur asnjë gazetar deri sot. Kemi përshtypjen që ju nuk dini t’i shprehni opinionet tuaja ashtu siç i mendoni te lexuesi ose ata u kuptojnë në forma të ndryshme. Duke qenë një mik i juaji marr guximin tu them i pari në mënyrë publike që kjo është më shumë se çështje për ju si dhe për “mendimin kritizer” tuajin. Në shqipen nuk ka “mendim kritizer”, por ka mendim kritik! Ju ndoshta edhe kur flisni shqip jeni të ndikuar nga serbishtja?! Tjetër sa për stilin, etikën dhe estetikën ju pyesim që a jeni të vetëdijshëm që çdo koment, pra edhe shkrimi juaj që pretendon të jetë koment duhet të ve në spikamë diçka e cila duhet detyrimisht të përmbajë hyrjen, shtjellimin dhe poentën ose, kokën, trupin dhe porosinë, në të cilën vjen në shprehje gjykimi i juaj, e ne në shkrimin tuaj këto elemente nuk i hasëm. Ju kujtoj që teoriku Rexhep Qosja duke folur për komentin thotë se ai duhet të jetë si një biografi e shkruar qartë.
Nga grumbulli i fjalive të bëra palë pa një lidhje logjike e funksionale po shkëpusim disa sosh në të cilat njeriu edhe mund të kuptojë diçka: “Me përvojën e krijuar me të cilën kërkohet kapja e një pozite pa pyetur fare vetvetën (duhet vetveten) se me çfarë vlerash konkurojnë (duhet konkurrojnë) dhe sa kanë dhënë për shoqërinë tashmë të lodhur nga pazaret e bëra. Këto pazare të bëra tregojnë se sa poshtë ka rënë katundi duke bërë të papërfillshëm prezencën e tyre në skenën politike.”
Nëse ju kemi kuptuar drejt po themi që ju jeni një njeri me mendje çatalle që dëshiron të krijojë ekses por që s’ia arrin, e për këtë përsëri ju themi që duhet të shqetësoheni si gazetar. Ndërsa për atë se kush “ka përvojë” sa “ka dhënë për shoqërinë” me siguri që askush nuk mund të matet me ju, pra as “ai burri me xhaketë” për të cilin mbeteni i paqartë se me çfarë kuptimi e keni përdorë.?! Ju kujtojmë që me shqipen e katundit rreth fjalës burrë “me” apo “pa” xhaketë bashkohen të gjitha atributet e mira të mashkullit. “Xhaketa” i dashur burrit i mbulonte armën edhe në stinën e verës çka tregon që ju edhe pse qaheni për katund ka gjasa që më tepër të jeni një snob i katundit! (kështu quheshin në Angli fshatarët që zbrisnin në qytet dhe imitonin qytetarët vendas).
Sa për fajin e Ademit kur konstatoni “se këta do ta kenë të vështirë të rimarrin vetën (duhet veten), gjë që nuk mund të krahasohen me profetin Adem Ai “kur rrëshqiti e rimori veten shpejt, me një të hedhur në saje të mohimit të fajit dhe pendesës”. Djalli u ngrit ta mbrojë veten pavarësisht nga faji i madh që kish bërë, pra ra në një disfatë të amshuar. Këto nuk pendohen”.
Themi të vërtetën që një komentim të këtillë të rënies dhe çuarjes së Ademit (Adamit) nuk e kemi dëgjuar as takuar as në Ungjij e as në Kuran. Po ndoshta ka mundësi të jeni të indoktrinuar nga mësimet e sektit të çifutëve të dëshmitarëve të Jehovesë të cilët kohëve të fundit kanë arritur të propagandojnë mësimet e veta qoftë në rrethinë të Ulqinit qoftë në Malësi. Sinqerisht ju këshillojmë të keni kujdes çfarë lexoni se shkrimet tuaja të fundit lënë për të dëshiruar. Ju flisni përçartë dhe mendoni përçartë. Hiquni asaj sekte se si alternativë nuk ka perspektivë!
Ju kujtoj që Ademi u largua nga Parajsa sepse vuante nga kompleksi i vdekshmërisë në krahasim me banorët e tjerë të Xhenetit dhe u mashtrua nga Shejtani i cili e mësonte që ta shijojë mollën e ndaluar nga Zoti sepse në te fshihej përjetësia. Mirëpo pas shijimit filloi procesi i jashtëqitjes së saj për herë të parë në trupin e Ademit u zbuluan vendet e turpshme dhe pastaj me këtë Ademi krijoi katastrofën ekologjike në Parajsë andaj Zoti e diferencoi nga banorët e tjerë të Xhenetit, Melekët.
Për të mos rënë në blasfemi cekim që ngjashëm me këtë diferencim hyjnor pas viteve ’81 edhe këtu te ne pati njerëz të cilët dëshiruan të kafshonin mollën e ndaluar për të përjetuar përjetësinë shqiptare. Dhe atëherë i dashur Shaban “biri i Ademit” mos harroni që edhe ju këtu poshtë në tokë përkrahët diferencimet politike antishqiptare dhe ishit në krahun e atyre që familjarisht ndihmuat diferencuesit sepse u pengonte katastrofa ekologjike shqiptare. Kujdes patriotizmi nuk fillon në vitin 2009. “Përvoja e arritur” siç thoni ju “kontributi për shoqëri” nuk ju lejojnë që të thirreni në atë kur shpreheni: “Meqë ata mendojnë të braktisin vijën kombëtare… (më poshtë fjalia s’ka logjikë)! Kujtojmë vargjet poetike që i shkojnë karakterit tuaj: “Dhe Feridi faqe ndërron, dje shante, sot livdon”!
Sa për parashikimet tuaja se ato që do të vihen në krye të Organizatës Turistike duke u konvertuar “në prehrin e rehatisë dhe se do të vijë një ditë që të bien aq poshtë sa të presin nga të tjerët edhe nevojat e përditshme” cekim që ka mësime fetare që thonë se edhe “Kijameti” nuk është ashtu siç përshkruhet, pra edhe ju si ish kryeredaktor partiak pas “Kijametit të partisë” nuk humbët privilegjet tuaja dhe nevojat e përditshme përsëri dikush iu përmbushë. Mirëpo nëse nuk keni nevoja të përditshme nga ato që ju përmbushin do të ishte mirë të çoni dorë nga “puna” siç thoni “në sofrën e madhe” ku jeni ulur këmbëkryq me ne. Por edhe punën e shënojmë në thonjëza, sepse nuk keni punuar kurrë, të paktën jo në gazetari.

Muhamet Nika
Koha Javore

2