“Champion”, katër kupa dhe 13 medalje,në Turneun IV Ndërkombëtar “Katana Open 2009”

November 13, 2009   | Sporti / Sport

Karate Klub “Champion” UlqinGaruesi më i suksesshëm nga radhët e KK “Champion” ishte Agon Agani i cili fitoi dy medalje të arta dhe dy kupa. Adonis Markashi fitoi një medalje të artë, një të argjendtë dhe një kupë, Edmond Mehmedi u kurorëzua me një medalje të artë dhe një kupë, Nexhad Çobiq fitoi një medalje të artë dhe dy medalje të bronzta, Gjovan Shkrela dhe Rizo Resyloviq fituan nga një medalje të artë dhe një të bronztë, dhe Genc Murati u kurorëzua me një medalje të bronztë.
Tetë garuesit e Klubit të Karatesë “Champion” që morën pjesë të shtunën në Turneun IV Ndërkombëtar “Katana Open 2009” fituan katër kupa dhe 13 medalje, prej të cilave shtatë të arta, një të argjendtë dhe pesë të bronzta.
Garuesi më i suksesshëm nga radhët e KK “Champion” ishte Agon Agani i cili fitoi dy medalje të arta dhe dy kupa. Adonis Markashi fitoi një medalje të artë, një të argjendtë dhe një kupë, Edmond Mehmedi u kurorëzua me një medalje të artë dhe një kupë, Nexhad Çobiq fitoi një medalje të artë dhe dy medalje të bronzta, Gjovan Shkrela dhe Rizo Resyloviq fituan nga një medalje të artë dhe një të bronztë, dhe Genc Murati u kurorëzua me një medalje të bronztë.
Sipas trajnerëve të KK “Champion” Lekë Markiqi dhe Nail Kurtoviqi rezultati i arritur në këtë turne përbën edhe një sukses tjetër të këtij klubi.
Ata falënderojnë për mikpritjen organizatorin e Turneut, klubin vendas të karatesë “Dardania”. Po ashtu falënderojnë sponsorin e përgjithshëm të KK “Champion” – “Banka e Parë Malazeze” dhe sponsorët e tjerë Caffe Bar “Paradiso”, Agjencia Turistike “MCM”, restoranti “Antique” dhe “Rexha Company”.