Ekspoziata e Rudi Gogës: Kolazh i ri imazhesh

November 18, 2009   | Kulturë / Kultura

Rudi GogaSkulptorja dhe studiuesja e mirënjohur nga Tirana Suzana Varvarica – Kuka, për krijimtarinë “Fotoplus” të Rudi Gogës është shprehur se ato “janë një grup shprehjesh figurative të lindura nga foto akcion, që e lidhin artistin në kampin e madh të Popartit dhe atij Konceptual” dhe shton se “ai me imagjinatën e vet mbi fletët e fotove mbështet një kolazh të ri imazhesh dhe idesh dhe thërret kujtesën e publikut, që të memorizojë faktin historil fotografik të dhënë në figurën e re të vetprekjes pamore, që lind prej artistit”.
Krijimtaria artsitike e titulluar “Fotoplus” e piktorit të njohur ulqinak, Rudi Gogës, fitues i konkursit “Onufri 95”- Tiranë, çmimit të Akademisë së Arteve të Prishtinës dhe çmitit të vitit të Art Clubit – Ulqin, do të prezantohet më 24 të këtij muaji në Qendrën e Artit Bashkëkohor në Podgoricë. Kjo ekspozitë, prej 25 portretesh të formateve të ndryshme, ka objekt trajtimi profesorin e tij tashmë të ndjerë, Jozef Bojs, nga Gjermania, i cili në fushën e artit njihet si ithtar i denjë i artit konceptual evropian e botëror. Ekspozitën do ta hapë historianja e artit Lilana Karaxhiq. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur dy javë. Më pas ajo do të transferohet në Muzeun e Artit “ Kasel” në Gjermani, ku publiku i atjeshëm do të ketë mundësi ta shijojë muajin e ardhshëm.“ Skulptorja dhe studiuesja e mirënjohur nga Tirana Suzana Varvarica – Kuka, për krijimtarinë “Fotoplus” të Rudi Gogës është shprehur se ato “janë një grup shprehjesh figurative të lindura nga foto akcion, që e lidhin artistin në kampin e madh të Popartit dhe atij Konceptual” dhe shton se “ai me imagjinatën e vet mbi fletët e fotove mbështet një kolazh të ri imazhesh dhe idesh dhe thërret kujtesën e publikut, që të memorizojë faktin historik fotografik të dhënë në figurën e re të vetprekjes pamore, që lind prej artistit”. Rudi Goga, sipas vlerësimeve të kritikëve të artit, është një piktor tepër i veçantë, , thjeshtësisht modern, i cili publikut shqiptar dhe të huaj i ka ofruar tematika të ndryshme që pasqyrohen në monotipe, si figura komplekse e gruas, format e saj delikate, bota e pasur shpirtërore, pastaj grafika, krijimet “Pa titull”, për të cilat artisti i jep publikut të drejtën për t’i përkufizuar e shumë cikle të tjera. Punimet e këtij piktori, shprehen kritikët e artit, përcjellin filozofinë e jetës individuale dhe kolektive, në kohë dhe hapësirë reale, të bukurën e shëmtuar dhe të shëmtuarën e bukur, një filozofi e tërë e kthyer në art, “prej hiçit kah jeta e prej jetës kah hiçi”. Piktori Goga është diplomuar në Akademinë e Arteve të Prishtinës në klasën e profesor Muslim Mulliqi. Studimet pasuniversitare i kreu në Dusseldorf te profesor Rolf Sackenheim dhe Beuusa. Goga numëron 56 ekspozita personale dhe mbi 70 kolektive, jo vetëm brenda kufijve të Malit të Zi, por edhe në Gjermani, Holandë, Francë, Nju Jork, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri. Punimet e tij gjenden në galeri dhe koleksione
private, në vende të ndryshme të Evropës, ku piktori ka ekspozuar.

Gjekë Gjonaj
Koha Javore
YouTube Preview Image

1