Nika: Nuk ka më Hamlet i cili tmerrohet për “tradhëti”

November 20, 2009   | Shoqëria / Društvo

Ali Rexha drejtor i Organizates Turistike ne UlqinZ. Peraj e morëm haberin dhe më gëzuat që më hoqët dilemën se përse keni qenë të brengosur që Kryetari i Partisë së Prosperitetit Demokratik si “katunar” nuk mund të udhëheqë me Organizatën Turistike në Ulqin.
Pas reagimit tim mësova që ju kishit problem edhe me mua (që njëherë e një kohë paskam ngritur tym ndaj familjes suaj dhe u paskam eliminuar politikisht). Gjithashtu u gëzova dhe njëkohësisht u brengosa kur kuptova se nuk ishim vetëm ne të dy që kemi nevojë si dikur për listat e “Schinder-it”…, ngase u pengojmë, por u pengojnë edhe ato “të malit”, “të Totoshit” e kështu me radhë. Fillimisht dua të them:
E para, unë nuk mbaj mend që ju të keni pasur problem me mua dhe që unë u kam penguar politikisht…! Por, nuk e përjashtoj mundësinë që në konfliktet të cilat mund t’i keni pasur me institucionet e LD-së për karrierë! Andaj, po sqarohem. Për mua vlen një parim: që është unë kurrënjëherë nuk filloj punë të cilave nuk iu di fundin e aq më tepër nuk nisi të përkrahë apo të mbroj në punë tjetrin, punëve dhe aspiratave të të cilit nuk iu di fundin! Dhe një parim tjetër, nëse dëshiron që dikush të të mbrojë nga dikush atëherë fillimisht të takon të mbrosh vetveten, pastaj të presësh ndihmë nga të tjerët! Sa për akuzën e dytë të Zonjës suaj, Peraj, e cila, konstaton që në gojën time “qelbet fjala patriotizëm” tërheq vërejtjen që mbase mund të jetë ndryshe?! Por, edhe kjo më shton oreksin për të reaguar sepse e vlerësoj atë thënien e Nolit që në kohën e tij thoshte: “Haptas, haptas! Përse të mos flasim të vërtetën. Haptas do të flasim dhe kështu do të kontrollojmë njeri tjetrin, le të dalin në shesh djalë zeza dhe djalë bardha?! Kurse, vetë, duke qëndruar lart e duke kujtuar që mund të bie poshtë mësova t’i lutem Zotit me urata Ungjillore: “Zoti im, mos lejo të më mahnisë fitorja, e as humbja të më hedhë në pikëllim, gjithmonë më kujto se humbja është sprovë që i prinë suksesit”… Kam frikë se patriotizmi, e nderuar Peraj, fillon e qelbet në gojën tuaj dhe në vepër, kur ai përmes fuqisë partiake e pushtetit shndërrohet në pasuri! Si për shembull, rasti i njërit që ndërroj tokë, nga katundi, në zonat më atraktive të qytetit të Ulqinit dhe pastaj thotë që ka dalë prej qytetit në qytet, kurse dikush mbeti aty ku mbeti… Kanti thotë, se e keqja për të kaluar don kohë sa dyfishi i së mirës dhe andaj druaj se patriotizmi mund të gjelbet edhe sot, bie fjala në gojën tuaj, sikur për shembull në mbledhjen e këshillit të shkollës në Ulqin edhe pse praktikohet që proces-verbalet e mbledhjes të shkojnë në dy gjuhë, diskutimi i dikujt të mbesë i shkruar jo në gjuhen e nënës?! Mirëpo me patriotizmin tuaj do të merrem në fund të reagimit.
Edhe pse kësaj radhe nuk dua të reagoj ndaj nivelit të gjuhës së familjes suaj, sepse po përpiqem të mësoj nga kritikat tuaja kur thoni se shumë shpejt “do të thyejë qafën“ e “të bie poshtë“ nga se kështu na qenka shkruar. Dhe se nuk mund të kemi fatin e asaj familjeje hyjnore që e lëvizin “prej qytetit në qytet” që nga viti 1981 e këtej, kuptohet me detyra “detira…?!“ Mirëpo, mjerisht, nuk keni arritur të më bindni që s’mund të matem me ju, “që s’mund të vij në poste “nga se jam “tradhtar” (kuptohet i vitit 2009!), që jam “i malit” dhe që jetoj me çullat e Totoshit?!… (kujtoj lexuesit e painformuar se kështu quhet lagjja e romëve në Ulqin, ku shfrytëzoj “ilegalisht” një banesë sociale 16m2).
Një oqean të tillë mërie e urrejtjeje ndaj palës tjetër, sipas “origjinës” nuk më ka takuar të ndeshë, përveç se në zemërimet e heronjve mitikë grekë në Iliadën e Homerit ku, filloi pastaj një luftë shumëvjeçare. Unë edhe po hesht “si burrë më xhaketë” edhe para një femre, por nuk e di se a mund të preket ndokush nga gjuha dhe fjalori juaj nga ata “të malit”… ose nga ata “të Totoshit”… Nuk e di, mbase edhe lufta mund të fillojë pas këtij fjalori racist… Thonë se ata “të malit, po edhe ata të Totoshit“ zemërohën vështirë, por kur zemërohen atëherë ai është i drejtë dhe i fortë. Por, nuk dua të besoj, sepse faktet dëshmojnë që edhe gjyshat tuaj kanë qenë të lidhur në çështje trimërie më këta dy komunitete dhe u kanë ndihmuar dikur, tek Ura e Shkodrës, kur me kokërr të kandarit, ia kërset begut ballit për çështje “të dhjetash”. S’e thotë kot kënga, ç’është e vërteta, jo ajo “çke me mua, ne, gjeç belanë” e as ajo e Shehidës, por ajo që thotë: “O moj gruja prej Kravarit; pash iman moj ulju kalit; ulju kalit pash imanë; Nimanbegu nget me’m nxanë; kush e nxu ballin e urës; Liman begu i biri kur…”
Respekt për stërgjyshat dhe për origjinën hyjnore, por nëse i keni lexuar mirë shkrimet e shenjta, sipas tyre edhe ato “të malit” e të fushës e “të Totoshit” bartin në vete diçka hyjnore. Shprehja juaj që “gjuajt kam dardhat pesha” është tepër fyese dhe, më vjen keq, por ajo të kujton në figurë psikologjinë idiotike (kështu quhen sjelljet e fëmijës 3-4 vjeçar).
Të përkujtohet i dashur që vargje të ngjashme, nëse mban mend që ke jetuar në fshat, (pasi në tekst e mohon) kanë kënduar fëmijët gjatë zënkave të ndërsjella dhe kur lodheshin, në mungesë të argumenteve e bezdisnin kundërshtarin, si ju “me fjalë të mëdha”, duke i kënduar: “I marri gjun pesha, i ka pjellë kuqesha”.
Idiotizmi edhe pse krijon humor, në letërsi nuk trajtohet si diçka gjeniale. Këtë e dinë profesorët e letërsisë sipas teorisë së letërsisë. Të më falet, por gjuha e çiftit Peraj nuk i shkon atij që mban mikrofon publik ose ditar shkolle, kurse neve të politikës edhe mund të na lejohet! Besoni që ndoshta kishte të drejtë kompjuteri kur gjatë shkrimit të këtij teksti, ta zëmë, emrin dhe mbiemrin Shaban Peraj e lexonte Shaban Praj?! Andaj duke mos u marrë me këtë sot ndiej nevojën të diferencohem intelektualisht, edhe publikisht nga blasfemia – sharja e Zotit (shirkut), të cilin ma përshkruani mua, kur m’i ngjitni disa shprehje e mendime që s’mendoj që janë pjesë të karakterit të shpirtit tim.
Po veçoj disa që më kanë mbetur në mend: Djalli u pendua…, por këta s’pendohen; kujton se është profet i ardhur nga qielli, përdor mikrofonin partiak dhe tallë profetët; lexoni shumë literaturë fetare dhe trutë u kanë rënë në qafë… Pastaj se nxis vëllavrasjen dhe përçaj kombin fetarisht!
Ju kujtoj që shpifjet vetëm njëherë mund ta ndezin edhe të dramatizoni çështjen duke nxjerrë mendimin prej kontestit, siç bëtë, gjatë fushatës me termin “fiqfiriq” që përdori “njëri” ndaj tjetrit dhe me këtë përveç tjerash homogjenizuat fshatarët e Anës së Malit, kundër të të gjithëve!
Mendoj që nisur nga referencat e juaja nga kultura fetare, Ju me siguri që keni dëgjuar për thënien e profetit Muhamed a.s. i cili betohet dhe thotë: “Vallahi nuk do ta shijojë xhenetin ai i cili fut fitne katund-qytet”. Por nejse, gjithashtu duhet të sqarohem për atë, kur thoni, se ndjeni nevojën të “mbroni kurorën familjare hyjnore”. Kështu, sipas, jush, unë qenkam bërë njeri grindavec, siç i thonë fjalës “nana e vakive“ edhe pse s’e paskam ditur, deri pa ma kujtuar Ju. Nëse vërtet unë qenkam i tillë, pyes: Përse nuk gjendet një njeri tjetër të më eliminojë.
Duke vazhduar pjesën intelektuale, patriotike e njerëzore, ku sipas jush e paskam tepruar duke lexuar literaturë fetare (Zoti na ruajt!), ju kujtoj që kultura fetare është njëkohësisht edhe kulturë kombëtare. Këto dy kultura nuk mund të paramendohen të ndara. Këtë me kohë e kanë vërejtur edhe rilindasit tanë, andaj, edhe shtetin shqiptar e ndërtuan mbi principet e parullës “për fe e atdhe”. Koha ka dëshmuar që kishat dhe xhamitë e ndërtuara të shqiptarëve jashtë kufijve të atdheut të cilat u shemben, nuk u ndërtuan më! Kurse, brenda kufijve, edhe nëse u shemben, ato u ndreqën.
Nga ana tjetër, në libër të shenjtë (Kur’an) thuhet: “U kemi krijuar në fise dhe popuj (pra, Peraj, Nikaj, Axhoviq… e kështu me radhë ), që të njihni (dalloni) njëri –tjetrin edhe të na adhuroni ne!”
Vështirë është të bindni dikë se, vërtet besoni “në rëniet” dhe ,,çuarjet e Ademit”, nëse adhuroni Zotin e urreni të tjerët – krijesat e krijuara nga dija e tij. Nëse mbi këtë botëkuptim e ndërtoni bindjen për kuroren hyjnore, d.m.th. “origjinën tuaj“, atëherë e keni gabim dhe rrëshqitni në rrafshin e racizmit, ,,racës së zgjedhur” ndaj izraelitëve (bijve të Izraelit – engjëllit të Zotit) të cilët mendonin se ishin të zgjedhur për të sunduar të tjerët.
Vërtet, çështja e kurorës hyjnore familjare shpesh herë ka shërbyer si temë për tragjeditë më të njohura botërore, si, bie fjala, ajo e Hamletit të Shekspirit. Kritikët përmendin se edhe Shekspiri nuk do të ishte Shekspir po të mos kishte kapur dhe trajtuar dramën që përjeton Hamleti, si mëkatar sepse ka lejuar, që dikush tjetër, t’ia marrë “kurorën mbretërore” dhe kështu nuk përmbush amanetin e trshëguar nga Zoti për qeverisje. Thjesht, ai nuk qahet fort për babanë e vdekur për shndërrimin e tij në rob, por qahet sepse ndihet fajtor për kunorën mbretërore (hyjnore) të humbur dhe të cilën njerëzimi “e mbaroi” prej arit. Kujtoj që shkencërisht është vërtetuar se ari është element i zbritur në tokë nga forcat centrifugale që në teorinë e kosmosit nuk vërtetohet të kenë ndodhur në tokë që është krijuar nga forcat centripetale.
Kujto teorinë e, bing-bang-ut ose shpërthimit të madh. Ai është i vetmi metal i rrallë që në natyrë gjendet i pastër dhe nuk përzihet me të tjerët… Po ku i di, more i gjorë ti, këto punë?! Ju jeni ndoshta një profesor, që mësuat të shkruani gazetari dhe drejtshkrim në kohën kur unë, gjuaja dardhat, por mos harro që edhe unë isha student i “Rilindjes” e cila në kohën tuaj quhej “Mustafa Bakija” dhe mesatarja ish 8.20 e jo 6.20!
Koncepti i mbretërive, gjakut të pastër, ka mbaruar, por edhe koha e tragjedive si gjini letrare mbaroi. Të gjithë e dinë se tash është koha e integrimeve dhe racat e popujt kanë nevojë të komunikojnë.
Të dashur, duhet ta dini që koha e tragjedive ka perënduar. Nuk ka më Hamlet i cili tmerrohet se mund të akuzohet për mungesë guximi e për ,,tradhëti” para Zotit nga se të tjerët ia morën kurorën mbretërore. Pra, shkeli besë-lidhjen dhe s’mbajti “amanetin” sipas konceptit të pushtetit mbretëror.
Ka rënë poshtë edhe teoria e Darvinit, e triumfit të racës më të fortë, që, te ne, u manifestua si luftë e klasave dhe luftë e popujve. E sa për kureshtje, ju kujtoj që darvinistët duke arsyetuar urrejtjen ndërmjet racave, vërtet besonin që të zezët janë racë më e ulët nga se kërthizën, sipas tyre, e kanë dy gisht më poshtë. Ha, ha, ha!
Ndoshta nuk e besoni këtë pra,që ata të Totoshit mund ta kënë kështu, por kjo le të jetë çështje e paragjykimeve tuaja.
Dhe për fund, atë që deklaroni, si familje, se unë “po i fus hundët” gjithkund, edhe aty ku nuk më takon, mendoj në diferencimet politike që ndodhen në Ulqin, ku e mohoni përzierjen, duhet të them se unë në atë kohë kam qenë personazh, por, jo vetëm unë, por edhe shumë shokë si unë. Për ta dëshmuar sjellim pjesë të aktakuzës nr. 78/82 të Gjyqit të Qarkut në Podgoricë, ku shokët e mi u shpallën fajtorë sepse: ,,…Në territorin e Prishtinës kanë pasur sukses të pengojnë shikimin e TVSH-së, kurse, këtu, në Anë të Malit, Katërkollë kanë bërë përpjekje, por s’kanë pasur sukses… Njeriu i pashkollë, kur e ka pushtetin në dorë, të shkelë e kështu po na ndodh edhe neve! Besoj që më kuptuat… Situata është e tillë që dikush qëllimisht të pret. Kam shpresë që një ditë pëllumbi do të fluturojë i lirë kurse skifterët do të hajnë njëri–tjetrin. (Shiko çfarë profecie dhe bindjeje nga këndi i sodit?!)
Derisa isha në Ulqin është mbajtur seminari për arsim dhe kulturë i cili zgjati dy ditë. Morën pjesë të gjithë arsimtarët dhe profesorët e Malit të Zi. Disa diskutuan shumë guximshëm për problemet jetike të arsimt shqip, si: Syme Kokaj, M. Bardhi. B. Rexha, O. Çobaj, etj. U shprehen shumë qartë dhe shumë guximshëm…”
Pas këtij seminari profesorët e nderuar u larguan nga puna si të papërshtatshëm politikisht. Si studentë që dolëm nga duart e tyre kemi qeni shumë të pikëlluar dhe disa nga gjenerata i bojkotuan vendet e punës që na u ofruan dhe pranuan të bredhnin, kush rrugëve e kush burgjeve. Kurse disa të tjerë, që edhe sot japin mësim në këtë qendër, sot na gjejnë kohë të flasin për tradhëti dhe moralizim patriotik. Na falni për shqetësimin që s’e kem.

Muhamet Nika
Koha Javore

2