Lajmërim: Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi organizon Manifestim me rastin e shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit,

November 24, 2009   | Ngjarjet - Events

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI
NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI
ALBANIAN  NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Ulqin, 24.11. 2009

L  A J M Ë R I M

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi organizon Manifestim me rastin e shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, të shtunën, me 28 Nëntor 2009, në Qendrën për Kulturë – Ulqin.
Manifestimi fillon në orën 18-të, me  hapjen e ekspozitës figurative të piktorëve shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare në Malin e Zi.
Koncerti festiv me këngë e valle popullore, recitale, muzikë instrumentale etj.  fillon në orën 19-të.
Mysafir  special i mbrëmjes do të jetë aktori i mirënjohur shqiptar, Artisti i Popullit   Rikard Ljarja.
Në fund, për të gjithë të pranishmit do të shtrohet  koktej .

Prania Juaj na nderon, jeni të mirëseardhur !

Këshilli organizativ