Klubi i Karatesë “Ulqini” u kurorëzua me 104 medalje dhe 7 kupa

November 24, 2009   | Sporti / Sport

Klubi i Karatesë  “Ulqini”ULQINI  VAZHDON TRADITËN E SUKSESEVE TË ARTA

Të dielën, më  22 nëntor 2009 në Tivar u mbajt Turneu i I internacional i karatesë “Trofeu i Tivarit 2009”, në të cilin klubi i karatesë “Ulqini” u radhit në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Ky ishte një sukses i madh, pasi që në këtë garë morën pjesë 26 klube të karatesë me 625 garues nga Bosna, Serbia, Kroacia dhe nga Mali i Zi.

Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë plot 104 medalje në disiplinat ekipore dhe individuale: 33 medalje të arta, 40 të argjendta, 31 të bronzta dhe 7 kupa – 6 kupa për vendet e para të ekipeve dhe 1 kupë për vendin e dytë në plasmanin gjeneral me plot 136 pikë të fituara. Vendi i parë i takoi KK “Buduqnost” të Podgoricës me 171 pikë, vendi i tretë KK “Bar” të Tivarit me 55 pikë, kurse renditja e klubeve të tjerë ishte nën 50 pikë.

-Klubi ynë në këtë garë mori pjesë me 62 garues të të gjitha gjeneratave, prej atyre më të reja e deri në seniorë. Kemi apeluar disa herë për ndihmë financiare, me ç’rast kemi dhënë premtimin që nuk do t’ju zhgënjejmë, premtim të cilin e kemi mbajtur duke qenë përsëri në krye të më të mirëve. Në këtë garë u ndeshëm me një konkurencë mjaft të fortë, por nuk na mposhtën dhe nuk mbetëm pa asnjë titull të plasmanit gjeneral, – shprehen udhëheqësit e këtij klubi.

Udhëheqësia e klubit të  karatesë “Ulqini” falënderon sponzorët: restaurant “Corona”, ndërmarrjet “Euro Uni Trade”,  “Gragja Comerc”,  “Elita Grup”, “Dita – Miri”, fondacionin “Nur”, si dhe prindërit e garuesve.

Nga radhët e Klubit të karatesë “Ulqini” për prezentimin të shkëlqyeshëm në këtë Turne veçojmë garuesit Petar Barlloviq dhe Blerta Tahiri, të cilët u kurorëzuan me nga 3 medalje të arta, 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë. Po ashtu u dallua edhe garuesi Diamant Rexha, i cili u kurorëzua me 3 medalje të arta dhe 1 të argjendtë. Të shkëlqyeshëm ishin edhe garuesit e tjerë, të cilët u kurorëzuan me medalje të arta, e të cilët janë: Gentiana Kuqi, Lumdita Paleviq dhe Radica Dashiq që u kurorëzuan me nga dy medalje të arta, ndërsa nga një të artë fituan Dorian Veliq, Xhemale Elezi,Viktor Curoviq, Antigona Rama, Liridon Elezi, Petar Maroviq, Seida Suma, Bledar Kabashi, Dardan Ceka, Granit Rexha, Marko Daboviq, Katarina Marnikoviq, Jeton Luka, Fatmir Kurmemi, Nermin Suma, Kristian Junkoviq, Hantie Ibroçi dhe Lavdim Tula.

Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera.

Me nga disa medalje të  tjera u shpërblyen edhe këta garues:

Fiona Kraja, Emro Bajrami, Riad Tula, Ardit Boleviq, Ibrahim Zogaj, Izabela Ivanoviq, Enis Shaba, Nderim Cuca, Admir Luka, Edin Kraja, Ilir Muja, Lulzim Suma, Eliza Salihu, Gent Kabashi, Gabriella Junkoviq, Arben Elezoviq, Ensar Marshiq, Milena Peshiq, Teufik Shurdha, Arlind Llolla, Pavle Pecoviq, Vladimir Peshiq, Behlul Peroviq, Ramazan Gjeka, Ardit Llolla, Albion Duraku, Leart Llolla dhe Egzon Kraja.

SHËRBIMI PËR MARRËDHËNIE  ME PUBLIKUN I KK “ULQINI
YouTube Preview Image