Në Ulqin zbulohen delfinë të vrarë

November 25, 2009   | Shoqëria / Društvo

Në Ulqin zbulohen delfinë të vrarëValët e detit, gjatë dy ditëve të fundit kanë nxjerrë në zonën e Plazhit të madh të Ulqinit tre delfinë të vrarë. Ata kanë gjatësinë rreth 1.80 m, ndërsa peshojnë 70- 80 kg. Ekspertët dhe shoqëria civile që merren me mbrojtjen e vlerave të mjedisit, vrasjen e delfinëve e vlerësojnë si incident të rëndë dhe të katastrofë ekologjike.
Drejtori i Qendrës së veterinës në Ulqin, Xhemal Ravja, por edhe inspektorët e policisë dhe autoritetet e Ndërmarrjes së mbrojtjes së gjahut, u shprehen të shtunën se delfinët janë viktimë e lëndëve shpërthyese të hedhur nga njerëz të papërgjegjshëm, të cilët me qëllim përftimi nuk e kursejnë as krijesën më fisnike dhe mikun e njeriut, delfinin.
Po kështu mendojnë edhe përfaqësuesit e Shoqatës së mbrojtjes së gjallesave dhe të mjedisit nga Kotorri, ku delfinët mbrohen e kultivohen si raritet ujor detar dhe si atraksion turistik shumë i njohur edhe në përmasa ndërkombëtare.
Ravja ka rekomanduar që delfinët e vrarë të groposen menjëherë, sepse mund të shkaktojnë helmime të ndryshme.
Në këtë ndërlidhje, kryetari i OJQ “Hapi i gjelbër”, ekologu nga Ulqini, Xhelal Hoxha, shpreh dyshimin se delfinët të jenë goditur me lëndë shpërthyese, por ai kritikon marrësit me qira të pjesëve të Plazhit të Madh, të cilët pas stinës turistike verore, nuk kthehen më në ato ambiente për të parë se çfarë ndodh.
Hoxha shton se kjo është edhe një dëshmi se “pamëshirshëm janë duke u dëmtuar vlerat e biodiversitetit në bregdetin e Ulqinit, dhe mungojnë masat parandaluese të organeve dhe institucioneve lokale dhe shtetërore.

KosovaLive
YouTube Preview Image