Pirro Çako i dedikon këngë Inva Mulës?

November 26, 2009   | Lajmet / Vijesti

Pirro Çako _ Inva MulaDuket se Pirro Çako vazhdon të mendojë për arsyen e vërtetë pse Inva Mula vendosi t’i japë fund martesës së tyre. Këngëtari më një farë mënyre ka treguar se ndien ende diçka për bashkëshorten e tij, me të cilën është aktualisht në një proces shkurrorëzimi në Gjykatën e Tiranës. Pas shumë tentativave për t’u ulur e folur me të, dhe refuzimeve që ka marrë nga ajo, Pirro ka vendosur t’ia bëjë pyetjen me këngë, Inva Mulës, për të kuptuar arsyen e vërtetë pse ajo e la. Kënga “Zemër e pakurdisur”, me të cilën konkurron Soni Malaj në festivalin “Kënga Magjike”, është shkruar vetëm për Invën. Autori i tekstit dhe muzikës, Pirro Çako ia ka dedikuar sopranos këtë baladë të ndierë, ndërsa dëshmon në një farë mënyrë se pavarësisht dhembjes dhe trishtimit që mban me vete, ai tashmë është mësuar dhe e ka pranuar ndarjen, kur thotë “gjithçka mbaroi tani…”. Vargu kryesor i refrenit është “Zemër pse më le…”, ndërsa duke përmendur “shumë vite që kanë kaluar”, duket qartë që flet për martesën e tij disavjeçare. Çako ka vendosur të heshtë në media, dhe të mos u kundërpërgjigjet intervistave të sopranos, pasi mesa duket ndien ende për të.

YouTube Preview Image