Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga i ka dërguar telegram urimi Kryeministrit Millo Gjukanoviq

December 1, 2009   | Lajmet / Vijesti

Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Gëzim HajdinagaKryetari i Komunës së Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga i ka dërguar telegram urimi Kryeministrit Millo Gjukanoviq me rastin e vendimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Malit të Zi.
Në telegram ndër të tjera thuhet:
I nderuar z. Kryeminister, vendimi i Bashkimit Evropian për heqjen e vizave  për qytetarët e Malit të Zi është përshëndetur nga të gjithë qytetarët e Ulqinit.
Kjo është dëshmi për arritjet e reformave të qeverisë dhe përpjekjet e mëtutjeshme për të plotësuar të gjithë standartet në mënyrë që procesi i integrimit të Malit të Zi në familjen e madhe evropiane të ecë me ritme sa më të shpejtë.
Në këtë udhë  përherë keni përkrahjen tonë.
Sinqerisht i juaji,

Gëzim Hajdinaga

Municipality of Ulcinj / Ulqin – Montenegro

YouTube Preview Image