KUMTESË – Mosaangazhimi dhe mashtrimet e këtij pushteti lokal të Ulqinit do të mbahen në mend një periudhë të gjatë

December 1, 2009   | Ekonomia / Ekonomija

Genci Nimanbegu_ulqinMbledhja e fundit e Kuvendit të Komunës së Ulqinit është thirrur me datën 29 maj dhe ka përfunduar me datën 8 tetor ku prej 14 pikave që janë propozuar për rendin e ditës, janë miratuar gjithsejtë vetëm 6 pika. Ndoshta për këtë pushtet edhe ky vit përsëri përfundoi me sukses dhe nuk kanë nevojë që të mbajnë mbledhje të reja.

Alarmues është edhe realizimi i buxhetit për nëntë muajt e parë, shuma e të cilit është rreth 3.300.00 ose 20 % nga totali i 16.200.000, që është paraparë për tërë vitin.
Pushteti ekzekutiv mendon se ka gjetur zbrasti në ligjin dhe nuk e ka për detyrë që të bëjë rebalancin.
Borxhet e Komunës rriten për çdo ditë.

Realizimi i investimeve të planifikuara në nëntë muajt e parë janë realizuar në shumë prej 220.000 euro ose 2,50% nga totali i parapar prej 9.200.000 EUR
.
Me anë të kësaj kumtese veçanërisht theksojmë grumbullimin e paligjshëm të taksë banimit në Komunën e Ulqinit, ku edhe kanë reaguar organet shtetërore.

Në bazë të dhënave të fituara për pagesën e taksë banimit për nëntë muajt e parë, vijmë deri tek përfundimi qe sezoni ka qenë më i dobët për 53.00% në krahasim me vitin e kaluar sepse është realizuar vetëm 116.000 euro nga totali prej 250.000 euro sa është e paraparë me buxhet.

Këto të dhëna demantojnë kryetarin e Komunës, Gzim Hajdinagën, i cili ka deklaruar para disa ditësh, që sezoni turistik ka qenë shumë i suksesshëm, ose dokumentohet që disa individë kane përfituar personalisht nga pagimi i taksave në mënyrë të paligjshme, ose të hollat – kesh i kanë mshehur në ndonjë vend të sigurte që të ruhen për ditë e krizës , gjegjësisht që të parandalojnë bllokiminë e xhirollogarisë së Komunës për shkak të borxheve.

Forca e re demokratike FORCA i bën thirrje organeve kompetente në Komunën e Ulqinit që ti kthejnë popullit mjetet që i kanë mbledhur në mënyrë paushale,joligjore për vitin 2009 dhe 2008 dhe të i sqarojn popullit ku i kanë mjetet nga taksë banimi.

Seancat e Kuvendit duhet që të mbahen sepse janë te parapara me Kushtetutën e Malit të Zi, me Ligjin mbi vetëqeverisjen lokale dhe me Statutin e Komunës dhe mosmbajtja e tyre ia ka hek mundësin këshilltarëve të drejtën për të kontrolluar ekzekutivin ndërsa qytetarëve mbrojtjen që i takon në të gjithë shoqëritë demokratike.

Mosaangazhimi dhe mashtrimet e këtij pushteti lokal të Ulqinit do të mbahen në mend një periudhë të gjatë.

Ulqin, 01.12.09
Genci Nimanbegu

1