Gjendja e infrastrukturës shkollore në anë të malit

December 5, 2009   | Shoqëria / Društvo

Shkolla Bedri ElezagaCenim i së drejtës elementare
Këto inspektime lidhen pak a shumë me realizimin e orarit të punës së inspektorëve të punësuar sipas linjës partiake. Në anën tjetër, nëse flasim për arsim atëherë kemi një çudi e cila do të thoshte: ”nuk ka rëndësi se në çfarë kushtesh kemi për të zhvilluar një proces mësimor, por me rëndësi është që mësimi të realizohet ,qofshin ato kushte makabre”. Themi kështu sepse për një konkluzë të tillë kemi edhe fakte si, gjendja e oborrit të shkollës, gjendja e kabineteve,në të cilat duhet realizuar mësimi e shumë argumente të tjera. Kur jemi tek oborri i shkollës do të nisim me ilustrimin i cili fatkeqsisht është imazhi në hyrje të shkollës.
Në shikim të parë titull i rëndë, por pasqyron realisht gjendjen faktike në të cilën gjendet infrastruktura shkollore e Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë.
Ndoshta nuk do të ishte mirë që të jemi skeptikë ndaj çështjes së arsimimit të nxënësve apo fëmijve tanë, por kushtet aktuale të cilat i kemi në objektet shkollore objektivisht nuk plotësojnë as për së afërmi nevojat e një shoqërie në përgjithësi dhe të arsimit dhe edukimit në veçanti. Kur jemi te komentimi i titullit mund të themi se e drejtë elementare e çdo njeriu është që atij t’i ofrohen kushtet objektive optimale për zhvillimin e aftësive psiko-fizike,e që kjo realizohet në masë dërmuese në objektet shkollore ,të cilat në masë të madhe janë lënë pas dore. Madje e drejta e shkollimit për njeriun është në mënyrë decide e paraparë me Konventën e OKB-së për liritë dhe të drejtat e njeriut (neni 26). Vlen të theksohet se ky artikull korespondon me kremtimin e ditës së fëmijës në të gjithë botën dhe se dikush në shekullin XXI duhet të përballet me këso realiteti.
Kur flasim për arsimim të mirëfilltë duhet që cekur që kushtet duhen ofruar nxënësve ,para se të fillohet të kërkohet nga të njëjtit përmbushja e standardeve të parapara me plan-programin mësimor. Në këto suaza ne si komunitet pothuaj nuk jemi në të njëjtat valë me standardet e kushteve brenda objekteve shkollore. Për ta qartësuar çështjen duhet bërë një digresion dhe ta krahasojmë atë me gjendjen e infrastrukturës shkollore dhe objektin shkollor me gjendjen e tij. Për shembull, po qe se në Komunën e Ulqinit dëshironi të merreni me një veprimtari afariste , duhet medoemos të filtroheni nëpër shumë zyra të Komunës për të siguruar dokumentacionin gjegjës. Pasi që ta bëni një gjë të tillë ju pret një vizitë mjaft e dendur e inspeksioneve nga niveli komunal shkaku i ”kualitetit të shërbimeve që u bëhen qytetarëve”. Këto inspektime lidhen pak a shumë me realizimin e orarit të punës së inspektorëve të punësuar sipas linjës partiake. Në anën tjetër, nëse flasim për arsim atëherë kemi një çudi e cila do të thoshte: ”nuk ka rëndësi se në çfarë kushtesh kemi për të zhvilluar një proces mësimor, por me rëndësi është që mësimi të realizohet ,qofshin ato kushte makabre”. Themi kështu sepse për një konkluzë të tillë kemi edhe fakte si, gjendja e oborrit të shkollës, gjendja e kabineteve,në të cilat duhet realizuar mësimi e shumë argumente tjera. Kur jemi tek oborri i shkollës do të nisim me ilustrimin i cili fatkeqsisht është imazhi në hyrje të shkollës.
Nëse jemi punëtorë të arsimit dhe merremi me edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj,duhet të mos rrimë duarkryq rreth kësaj gjendjeje. Nëse dëshiron dikush të reagojë në këtë drejtim atëherë duhet shtruar pyetja : a duhet kaluar nëpër baltë , për të hyrë në ambientin shkollor? Kur nxënësi ta kalojë një baltë të tillë , ai nuk është në gjendje që plotësisht të kyçet në procesin e mësimit dhe aq më shumë në arritjen e sukseseve dhe rezultateve të lakmueshme si trevë,komunitet apo komb. Andaj pas këso imazhesh shtrohen një sëri pyetjesh si: a i duhemi ne dikujt pa rezultate dhe të arritura dhe çka duhet bërë që ekzekutivi si republikan ashtu edhe lokal të vijnë dhe të vërejnë këtë gjendje të objekteve shkollore më për së afërmi? Pyesim kështu sepse, nëse këso temash hapim në rrjedhën e fushatave parazgjedhore do të akuzohemi për lokalizëm siç ka ndodhur në të kaluarën jo të largët. Nëse disa pushtetarë e kanë si parullë “mos prit çka do t’bëjë shteti për Ty , por çka ke bërë Ti për shtetin” sipas analogjisë mund t’i pyesim ata se çfarë duhet bërë që të na ofrohen kushtet elementare që të arsimohemi në gjuhën amtare. Së fundi është premtuar se do të bëhet asfaltimi i oborrit të shkollës sot e kësaj dite njerëzit kompetentë ia kanë lënë harresës premtimin e dhënë , duke mos pasur ndonjë arsyetim sepse këtu kemi të bëjmë me nxënësit e trevës së Anës së Malit si pjesë e komunës së “Ulqinit Evropian”.
Për të realizuar një proces edukativo-arsimor duhet të keni një objekt shkollor , i cili duhet t’i plotësojë disa kritere. Kur them kështu mendoj në ambientet e kabineteve në të cilat synohet të realizohen qëllimet operative të plan programit mësimor. Është më se e qartë se revolucioni tekniko-teknologjik dhe shkencor shtron kërkesa shtesë para trupit arsimor dhe shkollës, duke filluar nga përdorimi i teknologjisë bashkëkohore didaktike duke nënkuptuar gjendjen fizike të objekteve ku realizohet mësimi. Për të përdorur teknologji bashkëkohore mësimore duhet të keni ambient të rregulluar mësimor për të pritur rezultate në mësim.
Duke folur për mësimdhënie bashkohore do të japim një ilustrim për gjendjen e disa kabineteve të mësimit në shkollën amë duke mos folur për shumicën e shkollave të terenit , gjendja e të cilave është më e rëndë se pamjet në vijim.
Pra nuk ka shumë për tu thënë dhe komentuar për fotografitë e dhëna , vetëm të mbesim në shpresë që shtypi , fjala e shkruar në gjuhën shqipe të lexohet nga pushtetarët tanë, të cilët janë pjesë e këtij realiteti.
Së fundi mendoj se njerëzit që flasin dhe e duan arsimin shqip e meritojnë të dijnë realitetin tonë si shkollë dhe trevë a komunitet.
Më mbetet të shpresoj se me titullin e shkrimit pajtohen shumica e lexuesve të cilët dëshirojnë të lexojnë në gjuhën shqipe .

Flamur Anamali
Koha Javore