Arbanasit me rranxë prej Shestanit, sidomos intelektualët, sot janë forcë prijëse në Zadër

December 6, 2009   | Kulturë / Kultura

Prof. Drago MariqIntervistë me Drago Mariqin
Miku i arbëreshëve të Zarës, Prof. Drago Mariqi, është publicist i njohur dhe historian i sportit, i cili gjerë më tani ka botuar shumë vepra me tematikë nga lëmi i sportit. Nga ato publikime 15 janë të pavarura, ndërsa 7 në bashkëpunim me autoret të tjerë. Më e njohura është vepra ”Zoti e ka Krijuar Njeriun, Zara Basketbollin” ndërsa libri i tij i fundit “Sporti te Arbëreshët e Zarës” është shkruar në bashkëpunim me arbëreshin Bernard Kotllar. Ka bashkëpunuar me shumë gazeta të njohura, si: “Sportske Novosti”, ”Vjesnik”, ”Slobodna Dalmacija”, ”Narodni List” dhe “Zadarski List”; tani është pensionist dhe bashkëpunëtor i gazetës ”Zadarski Regional”.

Z. Mariq: për lexuesit tanë, a mund të na thoni, se kush është Drago Mariq?
Në përvojën time shumë të gjatë publicistike, janë realizuar shumë intervista, por asnjëra me këso qëllimesh dhe prapavije. Iu jam mirënjohës për këtë, sepse përfundimisht mundem publikisht të prononcohem, pos asaj që e kam thënë në promovimin e këtij libri (Sporti te Arbëreshët e Zarës) ta them atë që kaherë kam dashtë ta shpreh.
E kam vështirë, si Drago Mariq, të flas për atë, se kush është Drago Mariqi, dhe këtë më së miri dhe më objektivisht do ta kishin thënë Bernard Kotllari ose Bernard Paleka, por nëse duhet…Unë jam zaras me origjinë, sepse të parët e mi janë nga prapavija e Zarës (Zadrës), por jam i lindur në Knin, me 16 tetor të vitit 1939, kurse paraardhësit e mi qysh nga koha e luftërave të Napoleonit kanë ikur nga Vukshiqi dhe janë vendosur në këtë rajon.
Jam Profesor i gjuhës dhe letërsisë kroate. Tërë shkollimin, përveç atij fillor, e kam mbaruar në Zarë. Me profesion jam gazetar sportiv, i përcaktuar në historinë e sportit të Zarës, dmth historian i sportit dhe publicist .Vazhdimisht kam jetuar në Zarë, që nga viti 1954. Ky qytet m’i ka dhurua të gjitha dhe obligimi im është që t’i kthej diçka të vlefshme, dhe mendoj se e tillë është krejt kjo që është, është kjo që e bëj për sportin e Zarës.
Libri ”Sport kod Zadarskih Arbanasa” (Sporti te Arbëreshët e Zarës) është publikim i 16-të, për të cilin libër tekstin e kam shkruar vetë, ndërsa pjesën tjetër të biografisë e keni të dhënë në faqen 315 të këtij libri.
Se kush kishte ndikuar për të shkruar një libër të tillë, z. Mariq shprehet:
Shoqërimi im dhe miqësia 55 vjeçare me arbëreshët, ka filluar nga viti 1954 kur atëherë s’bashku me ta luajtëm me juniorët e klubit futbollistik Zadar dhe kemi vazhduar gjerë tani. Me krenari mund të them që sot kam më shumë miq në Arbanas (Arbënesh), se sa në të gjitha pjesët e Kroacisë. Në të vërtetë unë nuk kam vendosur për të shkruar këtë libër, por për te kanë vendosur intelektualët arbëresh. Miqtë e mi, të cilët më kanë nderuar me mirënjohje dhe kanë treguar respekt të veçantë.
Libri është rezultat i bashkëpunimit shumë mujor në mes të Mariqit dhe Kotllarit, të cilin bashkëpunim z. Mariq e konsideron: Të përkryer, i pa përsëritshëm, me shumë respekt e mirëkuptim. Bernardi dhe unë, këtë libër e kemi shkrua duke jetuar e frymuar me te. E kemi ditur që po e bëjmë një punë të mirë, një gjë të madhe edhe ajo pa tjetër duhet të ketë një nivel të denjë, për atë kemi dhënë gjithçka prej veti. Unë gjatë kohës përgatitjes së librit isha shumë i sëmur, aq i sëmur sa kam pasur vështirësi që të ha edhe pi, si edhe të flasë, por isha i përkushtuar, gjithsesi ta përfundojmë librin, dhe pas përfundimit të librit menjëherë u operova në Zagreb.
Lidhur me kontaktet e para dhe shoqërimi me arbëresh ishte i hershëm?
Kontaktet me arbëresh janë nga fëmijëria e hershme, sepse gjatë luftës së dytë botërore kemi jetuar në Zagreb, ndërsa një kohë në të njëjtën banesë me të ndjerin Eugjenio Koki Gjergja, xhaxhain e legjendës së basketbollit Pino Gjergjes, i cili u martua me Mira Matiçen tonë. Normalisht atëherë nuk e kam ditur se është xhaxhai i Pinos, sepse nuk kam ditur për arbëreshët e Zarës.
Mua me arbëreshët më së shumti më ka afruar futbolli, me vite kam luajtur me Mazijtë, Petanët, Kotlarët e me tjerët. Po ashtu jemi shoqëruar edhe gjatë shkollimit, veçanërisht edhe gjatë punës sime gazetareske sportive. Unë lagjen “Arbëreshi” (Arbanasi) e vizitoj dy herë gjatë javës dimrit, ndërsa verës për çdo ditë.
Në promovimin e librit në sallën e teatrit popullor kroat për Ju, z. Bernardi kishte thënë: “Edhe pse nuk është arbëresh Drago Mariq në këtë libër ka punuar hiç me më pakë dashuri se unë” a jeni të pajtimit me këtë?
Gjithësesi, libri nuk kish me qenë aq i mirë (së paku të tjerët po thonë se është i mirë), sikur mos të kishim punuar me dashuri. Unë jam shumë i lumtur që kam mund të shkruaj, posaçërisht jam nderuar me mirënjohje të lartë, sepse të gjitha librat e mia janë radhitur në klubin arbëresh të vendlindjes. Besoj në atë se miqtë e mijë arbëresh në këtë mënyrë definitivisht më kanë pranua si të vetin.
Ju arbëreshët i njihni edhe në aspekte tjera, çfarë është mendimi i juaj për këtë bashkësi?
Arbëreshët shkëlqyeshëm i njoh, të kaluarën e tyre si edhe të tanishmen. Mund të mburrem si pak kush si jo arbëresh, që në bibliotekën shtëpiake i kam 12 libra mbi arbëreshët e Zarës, fjalor, studime, romane, CD, DVD. Konsideroj që sot popullata arbëreshe e Zarës (Zadrës), në rend të parë inteligjencia e saj është forcë prijëse në këtë qytet. Mos të flasim për politikanët shumë të mbrehtë, si edhe ndërmarrësit privat, veprimtarët shoqëroro kulturor. Pra arbëreshët sot janë bartësit kryesor të jetës së tërësishme në qytetin e Zarës.
Për në fund z. Mariq e dini ndonjë fjalë arbërisht?
Nuk flas arbërisht, kuptoj diçka, ato që janë të përditshme, si dhe disa shprehje, si: shëtitëm pram detit, mas pakut (pak më vonë), kam presh (ngutem), Pashkë, dalkodal (dal nga dal), dashum.

Shkruan Sylejman Morina
buzuku.info

YouTube Preview Image
2