Në ulqin u mbajt turneu në Kick Box “Montenegro Golden Glove 2009” – Ulqin – Video

December 6, 2009   | Sporti / Sport

Kick Box _Montenegro Golden Glove 2009_UlcinjKik boksierët dhurojnë spektakël
Të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm në sallën e mbushur plot janë ndarë të kënaqur. Për këtë janë kujdesur 43 garuesit pjesëmarrës të këtij turneu të cilët kanë ofruar spektakël për publikun. Sidomos vlen të veçohet pjesa e meçeve finale të cilat falë edhe udhëheqjes dhe prezantimit në mënyrë profesionale të menaxherit të Federatës Botërore të WAKO-s (World Association of Kick Boxing Organization), Boban Nikiq, i cili njëkohësisht është edhe menaxher i Ivan Strugarit, ka qenë spektakolare dhe ka bërë që Turneu të fitojë atributet e një garë profesioniste.

Numri më i vogël seç ishte parashikuar i garuesve dhe mospjesëmarrja (jo si konkurrues) e disa emrave të njohur – kampionë të këtij sporti, si Ivan Strugar dhe Goran Radonjiq, nuk ia kanë zbehur aspak madhështinë Turneut në Kick Box “Montenegro Golden Glove 2009”, i cili u zhvillua të shtunën në sallën e Shkollës Fillore “Mareshali Tito” në Ulqin.
Të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm në sallën e mbushur plot janë ndarë të kënaqur. Për këtë janë kujdesur 43 garuesit pjesëmarrës të këtij turneu të cilët kanë ofruar spektakël për publikun.
Sidomos vlen të veçohet pjesa e meçeve finale të cilat falë udhëheqjes dhe prezantimit në mënyrë profesionale të menaxherit të Federatës Botërore të WAKO-s (World Association of Kick Boxing Organization), Boban Nikiq, i cili njëkohësisht është edhe menaxher i Ivan Strugarit, ka qenë spektakolare dhe ka bërë që Turneu të fitojë atributet e një garë profesioniste.
Në Turneun e organizuar nga Klubi i Kick Box-it “Albulena” në bashkëpunim me Federatën e Kick Box-it të Malit të Zi kanë marrë pjesë dhjetë klube nga Mali i Zi, Kroacia dhe Shqipëria.
Paraprakisht ishte njoftuar se në Turne do të marrin pjesë edhe garues nga Serbia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.
“Nga Serbia nuk kanë marrë pjesë me arsyetimin se i ka penguar Federata e Kick Box-it për shkak të gripit të derrave. Në Kosovë është mbajtur një turne po të njëjtën ditë, ndërsa një klub nga Bosnja e Hercegovina edhe pse fillimisht e ka konfirmuar pjesëmarrjen, nuk ka marrë pjesë”, sqaron Agron Ujkashi, trajner i KKB “Albulena” dhe organizator i këtij turneu.

Tre kampionë nga “Albulena”

Nga “Albulena” në këtë turne morën pjesë shtatë kik boksierë, ndërsa njëri për shkak të mospasjes së kundërshtarit nuk garoi fare.
Në një konkurrencë tepër të fortë garuesit e KK “Albulena” treguan një përgatitje të mirë, ndërsa kupën e Dorezës së Artë e fituan tre prej tyre: Allmir Kollari, Ilir Hajdari dhe Emir Dervishi.
Në kategorinë e juniorëve, pesha -81kg, Allmir Kollari, në finale mundi Marko Gjikanoviqin e KKB “Ariston” nga Podgorica.
Për seniorë, në kategorinë -75kg, Ilir Hajdari triumfoi në luftën e parë ndaj Bllazho Gjuroviqit nga “Spartak” Nikshiq, me nokaut në raundin e parë, vetëm pas 40 sekondash luftë. Ndërkaq në finale, ai fitoi ndaj Naim Seferit nga klubi “Top Gym Sport” nga Tirana.
Në ndeshjen e Klasit A, Emir Dervishi, pesha -75kg, në ndeshjen e fundit të Turneut fitoi ndaj Genci Cakës nga Tirana.
Edhe garuesit e tjerë të KKB “Albulena” kanë treguar përgatitje të mirë.
Në kategorinë -91kg, Lubo Jankoviq ka humbur në finale nga Mirosllav Vujoviqi nga KKB “Ariston” .
Megjithëse kanë fituar nga një meç, Hajdar Boleviq dhe Edin Boleviq kanë humbur në finale, i pari nga garuesi i KKB “Evropa” nga Podgorica, ndërsa i dyti nga përfaqësuesi i KKB “Rozhaje.
Garuesi tjetër Arben Kollari ka humbur në finale nga Aco Danilloviqi nga klubi “Ariston” i Podgoricës.
Në pjesën finale janë zhvilluar gjithsej 18 ndeshje.

Demonstrime spektakolare në
hapjen solemne

Në hapjen solemne të Turneut, përfaqësuesit e Qendrës së Arteve dhe Sporteve Luftarake “Albulena” bënë disa demonstrime spektakolare.
Ky klub ndau plaketa për sponsorët që ndihmuan organizimin e kësaj gare.
Nga KKB “Albulena” janë të kënaqur me nivelin e organizimit dhe Turneun në përgjithësi.
“Është hera e parë që organizohet një gjë e tillë dhe si staf organizator jemi shumë të kënaqur, sidomos me pjesën finale”, thotë trajneri Agron Ujkashi.

I.Kallaba
Koha Javore

YouTube Preview Image