Rihanna dhe Kanye West në Kosovë?

December 7, 2009   | Lajmet / Vijesti

rihanna-kanye-westNëse është për tu besuar spekulimeve të Prishtinës tash e disa ditë është duke u përfolur me të madhe se befasia e paralajmëruar nga kompania IPKO për 10 vjetorin do të jetë një koncert madhështorë në Prishtinë diku kah mesi i dhjetorit ku protagonistë kryesorë do të jenë mega yjet botërore Rihanna dhe Kanye West.
Se sa është i vërtete ky lajm do të mësojmë së shpejti përmes kompanisë IPKO e cila edhe më herët diti të shpërbleje qytetarët e Kosovës me befasi të këtij lloji kur vite më parë në Kosovë solli mega yllin e Hip-Hopit  “50 Cent“ për prezencën e të cilit edhe shumë metropole botërore e ëndërrojnë. Të rinjtë e Kosovës i kanë të freskëta memoriet e koncertit të këngëtarit “50 cent“ ku as edhe acari i madh që zotëronte asokohe nuk i ndaloj që me dhjetëra mijëra të jenë prezentë në stadiumin e qytetit , shpresojmë se kësaj radhe nëse veç do të ndodhë superbefasia e quajtur Rihanna- Kanye West së paku koha të jetë më e mirë dhe temperaturat të jenë më të buta në mënyrë që pjesëmarrësit ti kenë kushtet sa më ideale për këtë super koncert.
Nëse veç ndodhe kjo super surprize e 10 vjetorit të IPKO-s në Kosovë do të jetë një mundësi e madhe për rininë e Kosovës që së paku për një ditë për disa orë të vetme të jetë sikurse rinia e botës dhe se për disa orë të argëtohet  dhe tu ikë spektakleve dhe tragjikomedive që atyre vazhdimisht janë duke ju servuar qytetarëve të Kosovës e në veçanti rinisë Kosovare

Info-Kosova