KUMTESË – Mali i Zi ne MAP

December 8, 2009   | Shtypi / Mediji

NATO Member Countries Map, NATO Map_Nazif Cungu_ulcinj_montenegroNe rastin e Vendimit të ministrave të jashtëm së NATO-së për përkrahjen e kërkesës për anëtarësimit në Planit te Veprimit te Anëtarësimit (MAP), shprehim kënaqësinë në këtë hap të rëndësishëm i cili shkon drejt integrimit të plotë në NATO.

Një nga qëllimet e Forcës janë integrimet euroatlantike ashtu që në çdo përpjekje në realizimin e këtyre qëllimeve Forca do të jetë partner deri tek integrimi i plotë i Malit të Zi atje ku e ka vendin, në familjen e shteteve moderne evropiane.

Roli vendimtarë i NATO-së në qetësimin e ngjarjeve në Ballkan është dëshmi se anëtarësimi në NATO është garanci për paqen afatgjate dhe stabilitet në rajon dhe kjo është dëshmi që Mali i Zi ndjek shembullin e mirë të fqinjëve të cilët janë anëtarë të plotë të NATO aleancës.

Kryetari i Forcës
Nazif Cungu

Video RTV IN

YouTube Preview Image