Granit Rexha kampion i Malit të Zi
16 kampionë të Malit të Zi të grupmoshave të ndryshme në vitin 2009 nga klubi i karatesë “Ulqini”
Të dielën, më 29 nëntor 2009 në Podgoricë u mbajt Kampionati i karatesë së Malit të Zi për kadetë dhe juniorë. Po të njëjtën ditë në Podgoricë u mbajt edhe Kupa e Malit të Zi për fatosa, pionierë, shpresa dhe seniorë të rinj.
Klubi i karatesë ”Ulqini” u paraqit me 8 garues vetëm në Kampionat.
Nga radhët e klubit të karatesë ”Ulqini” kampion i Malit të Zi u shpall Granit Rexha në luftëra individuale në kategorinë +70kg për kadetë, i cili pati një paraqitje të shkëlqyeshme, duke qenë në formë të përkryer, ndërsa nënkampion i Malit të Zi u shpall Ramazan Gjeka po në luftëra individuale në kategorinë +63kg për kadetë të rinj. Me medalje të bronzta u kurorëzuan Petar Barlloviq, Radica Dashiq, Lulzim Suma dhe Edmond Aliq, të gjithë në luftëra individuale.
Ky ishte kampionati i fundit për këtë vit dhe nga rradhët e Klubit të karatesë “Ulqini” gjatë tërë vitit janë shpallë 16 kampionë të Malit të Zi të gjeneratave të ndryshme: 13 kampionë në disiplinat individuale dhe 3 kampionë në disiplinën ekipore.
Kampionë të Malit të Zi në disiplinat individuale u shpallën këta garues:
Edisa Shaba, Albion Duraku, Gabriell Bytyçi, Rexhep Shaba, Teufik Shurdha, Mark Daboviq, Katarina Marnikoviq, Izabella Ivanoviq, Andrea Llukiq, Edon Ceka, Bledar Kabashi dhe Shpëtim Gjeka; ndërsa kampionë në disiplinën ekipore u shpallën Nermin Suma, Gentian Kaleziq dhe Dorian Veliq.
Udhëheqësia e klubit të karatesë “Ulqini” falënderon sponzorët të cilët ndihmuan pjesëmarrjen në këtë Kampionat: ndërmarrjet “Cungu & Co” dhe “Gragja Comerc”.