Iniciativë për ndryshimin e ligjit për festa

December 9, 2009   | Politika

Dr.Nail Draga_Feste kombetare Dita e Flamurit-28 NentorinOpinioni i gjerë është i informuar se nga vendosja e pluralizmit politik nga viti 1990 e më pas  shqiptarët në Mal të Zi kremtojnë Festën kombëtare Ditën e Flamurit-28 Nëntorin.
Duke marrë parasysh se Mali i Zi është shtet multinacional dhe multikulturor edhe në Kushtetutën e Malit të Zi në nenin 79 në mes tjerash cekët së për pakicat nacionale është i lejuar përdorimi  i  simboleve kombëtare dhe i shënimit të festave kombëtare.
Një formulim i tillë nuk ka dilemë së avacon çështjen e barazisë nacionale dhe asaj qytetare në ketë mjedis. Andaj duke marrë parasysh ketë çështje si shumë serioze FORCA inicon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pët Festa në Mal të Zi, duke përfshirë këtu edhe festat e popujve pakicë.
Nuk ka dilemë së në ketë kategori do të bënte pjesë edhe Festa kombëtare e shqiptarëve që është Dita e Flamurit-28 Nëntori. Festa e tillë për pjesëtarët e popullit shqiptarë në Mal të Zi  do të ishte ditë pushimi, sikurse  për festat tjera shtetërore dhe ato fetare. Po ashtu, në mënyrë analoge do të veprohej edhe me festat e pjesëtarëve të tjerë të popujve  pakicë në ketë mjedis, kuptohet nëse ata inicojnë një çështje të tillë. Shëmbull pozitiv i kësaj natyre mund të shërbej Republika e Maqedonisë e cila festat dhe datat e shënuara nga historia e popullit shqiptar i ka fiksuar si festa shtetërore për pjesëtaret e popullit shqiptarë ne ketë  mjedis.
Një iniciativë e tillë besoj së do të mbështetet  nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe së do të angazhohet direkt për realizimin praktik.
Nga ana tjetër një veprim i tillë nuk ka dilemë së do të dëshmonte kapacitetin demokratik të strukturave shtetërore të Malit të Zi dhe do të ishte në favor të barazisë nacionale e qytetare të pjesëtarve të popujve të ndryshëm në ketë mjedis multinacional.

Shërbimi Informativ Forca