Këshilli Kombëtar i shqiptarëve në Mal të Zi,Nën ombrellën e Ministrisë

December 11, 2009   | Shtypi / Mediji

Këshilli Kombëtar I shqiptarëve në Mal të Zi,Nën ombrellën e Ministrisë

Tani është e qartë se shqiptarëve në Mal të Zi i duhet një Këshill Kombëtar, një institucion mbipartiak i cili ka të drejtën të artikulojë me një zë të përbashkët për Liritë dhe të Drejtat e shqiptarëve. Ky Këshill nuk guxon të kuptohet si diçka që bëhet për inat apo për hatër të dikujt, por me një qëllim të vetëm, ate të mbrojtjes së dinjitetit të vet shqiptarëve në këto troje. Çdokush që rolin e tij e kupton ndryshe është gabim dhe për këtë duhet bërë përpjekje për jetësimin dhe avancimin e tij deri në ato përmasa sa nuk preken interesat e të tjerëve. Kjo kërkon mobilizim të të gjithëve, edhe të atyre që nuk janë të angazhuar politikisht, edhe të atyre që përfaqësohen nga subjektet politike e shoqatat joqeveritare (edhe pse këtu duhet shikuar mirë kush janë ato), me çka do të mund të kalonin shumë probleme të cilët në këto momente nuk gjejnë zgjidhje në institucionet lokale e më gjërë.
Me miratimin e Ligjit për Këshillin Kombëtar (kështu do duhej të quhej pasi termi “national” është në gjuhën angleze, që në shqip përdoret në kuptimin kombëtar), u mendua se për momentin u hoqën dilemat e krijuara nga disa forca politike shqiptare në Mal të Zi gjoja se ky Ligj është joligjor. Kjo për faktin se Ligji në fjalë është i bazuar në Konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Pakicave Kombëtare nga ku këshillave u jepet mundësia për kompetenca të caktuara në fusha të ndryshme, si: përdorimi i gjuhës amtare, i simboleve kombëtare, i kulturës, arsimit e informimit. Kjo, sipas kësaj këshillit i mundëson njëfarë autonomie për bashkësitë e ndryshme kombëtare që jetojnë e veprojnë në Mal të Zi. Fillimisht formimi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta etnike nuk u prit mirë nga disa subjekte politike, gjë që një formim i tillë erdhi si pasojë e divergjencave që patën subjektet politike në mes të atyre që dëshironin krijimin e Këshillit Kombëtar dhe atyre që formimin e shihnin si diçka që duhej të ishte jashtë legjislacionit. Këta divergjenca u panë menjëherë pas nisjes së punës së këtij Këshilli ku pati reagime negative nga ata që atëherë ishin më të zëshëm për formimin e Këshillit Kombëtar, dhe kjo shihej si diçka që nuk shkon mirë!
Edhe pse Këshilli u formua përmes elektorëve e që sipas asaj që parasheh ligji, duket se këtu filluan pakënaqësitë nga ana e përfaqësuesve të disa subjekteve politike, gjë që për të evituar këto pakënaqësi ndoshta ka qenë e udhës që këtë iniciativë ta bënin personat jashtëpartiak deri në themelimin e tij e pastaj aty të përfshiheshin të gjithë të tjerët në bazë të ligjit. E gjitha kjo për të evituar ate që ndodhi, me një konsensus real në mes të partive politike, e jo me emocione siç veprohet në të shumtën e rasteve.
Tani është e qartë se shqiptarëve në Mal të Zi i duhet një Këshill Kombëtar, një institucion mbipartiak i cili ka të drejtën të artikulojë me një zë të përbashkët për Liritë dhe të Drejtat e shqiptarëve. Ky Këshill nuk guxon të kuptohet si diçka që bëhet për inat apo për hatër të dikujt, por me një qëllim të vetëm, ate të mbrojtjes së dinjitetit të vet shqiptarëve në këto troje. Çdokush që rolin e tij e kupton ndryshe është gabim dhe për këtë duhet bërë përpjekje për jetësimin dhe avancimin e tij deri në ato përmasa sa nuk preken interesat e të tjerëve. Kjo kërkon mobilizim të të gjithëve, edhe të atyre që nuk janë të angazhuar politikisht, edhe të atyre që përfaqësohen nga subjektet politike e shoqatat joqeveritare (edhe pse këtu duhet shikuar mirë kush janë ato), me çka do të mund të kalonin shumë probleme të cilët në këto momente nuk gjejnë zgjidhje në institucionet lokale e më gjërë.
Duke parë “të metat “ e këtij Këshilli, ditë më parë nga Ministria për Liritë dhe të Drejtat e Pakicave, doli një propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, gjë që këtu po ti bëhet një analizë juridike këtij propozimi duket sikur ka disa propozime që nuk shkojnë në të mirë të asaj që quhet standarte për qytetarët. Pa pasur qëllim të bind të tjerët për të mos përkrahur ,apo për të përkrahur propozim ligjin në fjalë, një ligj i tillë duhet të shikohet, të analizohet e të diskutohet me bazë në të gjitha strukturat që parashihen të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar. Për të qenë sa më i suksesshëm, ligji së pari do duhej të miratohej pasi të miratoheshin standartet për të drejtat e njeriut, ku në rastin konkret nuk parashihet ndonjë ndryshim, përveçse marrje e disa kompetencave që mendohen të jenë nën ombrelen e ministrisë përkatëse.Si duket ky edhe është qëllimi i plotësimit dhe ndryshimit të ligjit, ndryshe është një hap i mirë që duhet përkrahur nga të gjithë, por me një marrëveshje të të gjithëve për të mos lejuar rritjen e problemit në mënyrë që nesër të mos bëhemi përsëri kërkues të ndryshimit të ligjit në fjalë. Po t’i referohemi tekstit që parashihet për ndyshim e plotësim duket qartë se këtu ka një tendencë mospërfilljeje me Konventen e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Pakicave Kombëtare kur janë në pyetje grupet e ndyshme të interesit, apo edhe intelektualët, gjë që i vënë në vështirësi organet përkatëse për të bërë përcaktimin se kush është më pakë apo më shumë inetelektual, si dhe mënyra e financimit të Këshillit. Kam frikë se Ligji do të keqinterpretohet, pikërisht nga ata që do duhet ta mbrojnë ate.

Shaban Peraj
Koha Javore

YouTube Preview Image