Kuvendi Komunal i Ulqinit të hënën mbledhje të rregullt

December 11, 2009   | Shoqëria / Društvo

KUVENDI KOMUNAL I ULQINITDitën e hënë me 14 të këtij muaji është paraparë të mbahet mbledhja e parë e seancës së dytë të rregullt të kuvendit komunal të Ulqinit.
Parlamentari Muhamed Nika për këtë seancë ka caktuar 11 pika të rendit të ditës.
Këshilltarët e parlamentit vendor të Ulqinit do të debatojnë për propozim vendimin mbi shfrytëzimin e përkohshëm të deponisë sanitare “HIJA” Propozim vendimin mbi ndarjen e truallit ndërtimor , pronë e komunës së Ulqinit Bashkësisë islame , respektivisht Xhamisë në Kollonz , Kishës ortodokse serbe dhe kishës katolike të Ulqinit.
Para këshilltareve do të jenë edhe tri propozim vendime mbi prurjen e studimeve lokale për lokalitetet Nënë Tereza, Limani Dy dhe Zogaj.
Sikurse edhe propozim vendimi mbi ndryshimin e planit detaj urbanistik të Totoshit.

TVCG

YouTube Preview Image