Kosove – Mal i Zi, ende asnje nisme per kufirin

December 18, 2009   | Rajoni / Region

Zenun PajazitiAutoritetet kosovare nuk kane ndermarre asnje hap per shenimin e vijes kufitare me Malin e Zi.
Ministri i Brendshem Zenun Pajaziti ka deklaruar se marredheniet mes Kosoves dhe Malit te Zi jane mjaft pozitive dhe se me kalimin e kohes do te nisin edhe bisedimet per percaktimin e vijes kufitare me kete shtet.
“Nuk kemi filluar ende dicka zyrtare, por nuk shohim ndonje problem ne kete drejtim. Me Malin e Zi kemi marredhenie te mira dhe presim nje proces normal te fillimit te bashkepunimit dhe te ngritjes se raporteve ne nivel ambasadash”, ka pohuar Pajaziti.

Top Channel