Podgorica respekton GJND’në

December 18, 2009   | Rajoni / Region

MONTENEGRO-ELECTIONS/Presidenti malazez, Filip Vujanovic, ka deklaruar se Mali i Zi do të respektojë vendimet e institucioneve ndërkombëtare, pra edhe ato që kanë të bëjnë me Kosovën.
“Gjithsesi do të respektojmë edhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por dhe atë që ka të bëjë me statusin e Kosovës. Nëse ai vendim në mënyrë eksplicite adreson mesazhin e qartë, do të kemi një qëndrim të përgjegjshëm ndaj tij”, tha Vujanovic, në një intervistë për gazetën “Vecernje Novosti” të Beogradit.
Në pritje të vendimit të Gjykatës, se a do ta shtyjë Podgorica vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Prishtinën, Vujanovic tha se Mali i Zi duhet të ketë parasysh interesat e fqinjëve të tij, posaçërisht të Serbisë.

Gazeta Express