Grbovi?: Vitin e ardhëshem 2010 nis ndertimi i ures se Port Milenës

December 20, 2009   | Lajmet / Vijesti

ndertimi i ures se Port MilenesDuke amalizuar te thenat e drejtorit per komunikacion të Malit te Zi Veselin Grbovic se pritet qe ne fillim te muajve te 2010 te nisin punimet per ndertimin e ures se re në Port Milen. Ndertimi i ures se re të Port Milenes eshte nje veper jetike per banoret e rrethit te Ulqinit dhe gjthë rajonit.
Punimet për ndërtimin e Urës së Port Milenës pritet të fillojnë në muajt që vijojn te 2010, ka paralajmëruar drejtori per komunikacion të Malit te Zi Veselin Grbovic,në prezantimin e këtij projekti ne brifingun e tij te regullt.
Ndërtimi i urës parashikohet të kushtojë 18 milionë euro dhe paratë për ndërtimin e saj janë siguruar,kurse per projekt jan ndar ne realizim 5,8 milion.
“Një pjesë e parave janë siguruar nga Qeveria e Malit të Zi, kurse pjesa tjetër përmes kredisë nga Banka Evropiane për Investime”, ka sqaruar drejtori per komunikacion të Malit te Zi Veselin Grbovic,Në bazë të projektit, Ura e Port Milenës parashikohet të jetë e gjatë 600 metra, nga të cilat 330 metra është vetëm ura, si dhe 50 metra pjesa e hapur e urës që lejon kalimin e mjeteve lundruese.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, ka thënë se pikërisht ndryshimi i projektit me qëllim përmirësimin e tij ka qenë arsyeja kryesore për shtyrjen e fillimit të punimeve për ndërtimin e urës.
“Vlera e investimit është pesë herë më e lartë sesa që është parashikuar me projektin që ne kemi gjetur kur kemi ardhur në pushtet. Po ashtu, lartësia e urës nga 2.5 metra sa ka qenë e parashikuar me projektin e mëparshëm është rritur në shtatë metra”, ka thënë ai.
Hajdinaga ka shpjeguar se ndërtimi i Urës së Port Milenës ka hyrë ndër katër projektet kapitale me prioritet të Qeverisë së Malit të Zi.
Ai ka thënë se e gëzon fakti që me ndërtimin e Urës do të valorizohet kjo zonë dhe se Port Milena edhe pas ndërtimit të urës do të jetë e lundrueshme.
Projekti për ndërtimin e Urës së Port Milenës është punuar nga Shtëpia Projektuese DB “Inxhinjering” nga Beogradi.
Pritet njisoj vitin e ardhëshem 2010 realizimi i ndertimit te  rruges Katerkollë – Sukubin ku rruga do të kushtoje afër 100.000,00 €,ku ndërtimi i saj do të financohet nga Qeveria e Malit të Zi.

Hartimi i projektit të Urës së Port Milenës është financuar nga Drejtoria e Komunikacionit, ndërsa ndërtimi i saj do të financohet nga Qeveria e Malit të Zi.tha drejtori per komunikacion të Malit te Zi Veselin Grbovic.

Të dhënat e ktyre lajmeve jan të bazuara nga Gazeta Vijesti,Mina dhe Drejtoria e Komunikacionit të Malit të Zi.


YouTube Preview Image

2