Genc Nimanbegu i benë pyetje nenkryetarit te qeverise Vujica Lazovic

December 23, 2009   | Politika

Genc Nimanbegu i benë pyetje nenkryetarit te qeverise Vujica LazovicNënkryetari i Qeverisë malazeze Vujica Llazoviq para më se dy javësh u dërgoi ulqinakëve, “urimin i vitit të ri”. “Deri në fund të vitit do të duhej të nëshkruhej kontrata për Valdanosin”, tha ai.
Sihariqin ende nuk ka kush për ta marrë në Ulqin.
Atyre që mbajnë mend mirë do t’u kujtohet se Llazoviq në gusht të këtij viti premtoi nga Shasi se nga vjeshta do të vijë në Ulqin. Nuk e kemi parë. Mbase nuk po i vihet. Duhet t’i shikojë drejt në sy ata njerëz të ndershëm nga Këshilli për Kthimin e Pasurisë.
Tani të gjithë e dimë, e ai që nuk e di ende le të shikojë në Internet: firma “Cubus Lux”, e cila kryesisht ushtron veprimtari në Kroaci, menaxhon dy kazino në atë vend, kujdes dallimin, MENAXHON por s’është pronar, dhe së dyti, është duke ndërtuar marinën në ishullin Uglan afër Zarës, me vlerë 5 milionë euro, për të cilën nuk mund t’i gjejë paratë për të përfunduar. E pra kjo firmë do të investojë hiç më pak se 222,6 milionë euro në Valdanos!?
Pra, nuk bëhet fjalë për kushtin kyç nga tenderi që kompania e cila renton këtë gji të mrekullueshëm duhet të jetë “operater hotelier ndërkombëtar dhe brend i shquar dhe i njohur ndërkombëtarisht si operater i suksesshëm i komplekseve turistike të nivelit katër plus apo pesë yje”.
Gjëja më e rëndësishme në gjithë këtë histori është fakti se për rentimin e Valdanosit as që do të mund të bëhej fjalë nëse për një gjë të tillë nuk do të pajtohej pushteti në Ulqin, si ai ekzekutiv, ashtu dhe ai ligjvënës. Rrjedhimisht, edhe përgjegjësia e tyre është shumë e madhe dhe ata nuk mund të fshehen prapa askujt. Historia nuk do t’ia falë askujt.
Nuk mund të ketë funksion të tillë që do të mund të ishte mbi interesat e qytetit dhe banorëve të tij. Ai madje nuk vlen as sa një degë, e të mos them trung ulliri. Kjo sepse çdo degë ulliri është e bekuar, ajo është dhuratë e Perëndisë për njerëzit dhe qytetin. Kurse mbi këtë botën tonë sundon një fuqi më e Madhe, do të shprehej bukur poeti i madh. Ashtu është: vetë i madhi Zot e ruan Valdanosin. As këta (që sapo do të shohim se cilët janë në realitet), nuk do të ndërtojnë atje asnjë barakë, e jo më vila që kanë ndërmend t’i ndërtojnë e pastaj t’i shesin. Po edhe si do të mund ta bënim kur një pjesë e tij është pronë e kishës dhe xhamisë!
Po a nuk e keni parë se as ai shteti i madh RSFJ nuk mundi t’i bëjë asgjë Valdanosit, madje as ai shteti surrogat RFJ që lindi pas tij. Dhe të dyja u shkatërruan në gjak e gënjeshtra, kurse Valdanosi mbeti, i bukur, i tërë dhe i bardhë, si vërejtje dhe frymëzim i përhershëm.
Shpresuam që në shtetin e ri, Malin e Zi, ullinjtë nuk do të jenë më pengje, që po vie një kohë e re më e bukur. Kur ç’të shohësh, o Zot i madh, ndodhi ajo më e keqja, kjo bimë e mrekullueshme po zhduket në të ashtuquajturin shtet ekologjik.
Kurse për ne Valdanosi ka qenë dhe ka mbetur toka jonë, miti ynë, ardhmëria jonë. Dhe askush s’mund të na e rrëmbejë! Ndonëse forca rrëmben vende dhe qytete, e gjithë kjo është afatshkurtër. Historia dëshmon për këtë. Ajo gjithashtu dëshmon se kushdo që në çfarëdo mënyre ka kontribuar që Valdanosi në vitin 1977 t’u merret këtyre njerëzve të qetë nuk ka jetuar shumë ditë të bukura në jetën e pastajme. (Një mik i imi, ulqinak i vjetër, më tregoi që prefekti i Ulqinit në kohën kur është marrë Valdanosi, i kishte thënë se druan se do t’i ndodhë ndonjë e keqe, ngase kishte gabuar atëherë. Para disa vitesh ky njeri humbi jetën në një aksident komunikacioni).
Prandaj, mblidhni mendtë: mos veproni kundër vetvetës dhe të ardhmes suaj. Kjo jetë është tejet e shkurtër, e jo më këto funksione të vogla.
Në esencë, nuk i duhemi në Valdanosit dhe nuk jemi të denjë për të kur lejojmë që të na ndodhë e gjithë kjo. Ai na duhet neve, fëmijëve tonë dhe të gjithë njerëzve qëllimmirë që vijnë në këtë qytet më të bukur në botë. Më i bukuri sepse është i yni. Tjetër nuk kemi.
Kurse pa Valdanosin, i cili nuk na takon të gjithë neve dhe komunës sonë, ai me siguri nuk është i tillë!

Mustafa Canka

YouTube Preview Image
3