Intervistë me Shuquri Resulbegoviq kryetar i Rotary Club Ulqin – Video

December 23, 2009   | Intervista / Intervju

Shuquri Resulbegoviq kryetar i Rotary Club Ulqin_1“Pesë Ulqinakë (Gani Resulbegoviq, Dino Ramoviq, Jusuf Lika, Ibrahim Milla, Jovan Nikollaidis), anëtarë të Rotary Clubit Budva inicuan iniciativën për formimin e edhe një klubi në Mal të Zi, Rotary Clubi Ulqini. Deri te inicimi i kësaj iniciative erdhi pas interesimit të madhë të shumë qytetarëve prestigjoz nga Ulqini për punë dhe anëtarësim në bashkësinë Rotary. Duke i vlerësuar parashikimet e anëtarëve të vet nga Ulqini, Këshilli drejtues i RC Budva mori vendimin për fillimin e punëve për fomimin e klubit të ri në Ulqin i cili do të mbulonte territorin e Ulqinit duke përfshirë edhe anëtarët e territorit të qytetit fqinjë Tivari.

U formua grupi inicues dhe mbledhja e parë u mbajt më 27/05/2005. në Ulqin, në hotelin Pallati i Balshajve. Në mbledhje morën pjesë 18 anëtarë të grupit inicues. Kryetari i grupit inicues ishte Gani Resulbegoviqi dhe pas takimeve të rregullta të premteve në ora 20, RC Ulqini u pranua në RI më 13.06.2006. deri sa ceremoniali charter u zhvillua më 16.09.2006.”

ÇKA ËSHTË ROTARI ?

Rotari është organizatë e njerëzve afaristë dhe profesionalë të bashkuar në tërë botën me qëllim të ofrimit të ndihmës humanitare dhe nxitjen e standardeve të larta etike në profesionet e tyre dhe avancimin e dëshirës së mirë dhe paqës në botë.
Rotari është themeluar para 103 vjetëve, pikërisht më 1905 në Çikago – SHBA. Në atë kohë Çikago dukej si një fshat i madh, megjith milionëve të banorëve që kishte. Grupe të ndryshme gangsterësh të cilat kishin edhe emërtimet e tyre popullore – mafi, mbanin fortë qytetin në duart e veta.  Avokati Pol Haris në një rreth të tillë ishte i vetmuar, kishte nevojë për miqë dhe së bashku me rotarianët e parë ndjeu që së bashku në mënyrë aktive mund ti ofronin ndihmë qytetarëve të Çikagos. Dhe kështu lindi ideja e thjeshtë e Rotarit: shoqëri dhe shërbim. Vetë Pol Harisi thoshte se të vetmuar si individë nuk do të mund të arrini shumë, por nëse bashkoheni, situata ndërron. Ideja e Rotarit filloi në nivel nacional, e që vetëm për disa vite të rritet në atë internacional. Rotari së pari ishte i dedikuar njerëzve të cilët flisnin gjuhën angleze, përkatësisht në Amerikë dhe Angli. Pastaj erdhën njerëz tjerë, tjera gjuhë, kontinente tjera, kultura tjera dhe të gjitha këto formojnë Rotari.
Në kultura të ndryshme kemi miqësi të ndryshme, kështu që në këtë paletë të gjërë të njerëzimit dhe vetë shërbimi ndërroi. Aktivitetet u ndryshuan, gjithashtu edhe qëllimet dhe synimet. Edhe pse Rotari është organizatë internacionale, klubet mbajnë veçoritë e veta nacionale. Tema kryesore e Rotarit është me të vërtetë internacionalizmi, sepse rotari nuk pranon kufij.
Sot në 100-vjetorin e Rotari Interacionale, organizatës joqeveritare më të madhe në botë, janë anëtarë të përhershëm të KB, janë 1.221.667 rotarianë në më shumë se 32.292 klube në 168 vende të botës, të shpërndara në 529 Distrikte. Rotaraktistë (të rinjtë nga 18-30.vjeç) ka 180.987 në 7.869 klube në 158 vende, kurse interaktistë (prej 14-18.vjeç) ka 233.680 në 10.160 klube në 118 vende. Ky është brezi i ri i Rotarit dhe e ardhmja e saj e sigurt. Në vendin tonë ka 35 klube me afro 1000 anëtarë. Këto klube i përkasin D-2480, së bashku me klubet e Greqisë veriore, Bullgarisë dhe Maqedonisë, së bashku 3000 rotarianë.

MOTO  E  ROTARIT

Motoja e parë e Rotari International, “Më së shumti fiton ai i cili më së shumti jep (shërben)” u aprovua në konferencën e dytë të Rotarit të mbajtur në gusht të vitit 1911 në Portland, Oregon. Këtë thënie e tha Rotariani nga Çikago Art Sheldon më 1910 kur mbajti fjalimin mes të tjerave kur tha: “Më së shumti fiton ai i cili u jep më së shumti të tjerëve”. Përafërsisht në të njejten kohë, Ben Kolins, kryetari i Rotari klubit nga Minianapolisi, Minesotë, deklaroi se mënyra më e mirë për tu orgaizuar Rotari klubi është nëse i përmbahen rregullit “Shërbe të tjerët, mos shiko veten”. Këto dy sllogane, pak të ndryshuara, formalisht u pranuan si moto të Rotarit në konferencën në Detroid më 1950: “Më së shumti fiton ai i cili më së shumti shërben” dhe “Sinqerisht shërbe”. Këshilli juridik më 1989 proklamoi “Sinqerisht shërbe” për moto bazë të Rotarianëve duke marrë parasysh se ai më së shumti e përfaqëson filozofinë e shërbimit të sinqertë vullnetar.

PËR TË GJITHA GJËRAT PËR TË CILAT MENDOJMË, FLASIM APO VEPROJMË, DUHET TË PYTEMI:

1. A ËSHTË E VËRTETË?
2. A ËSHTË E NDERSHME NDAJ TË GJITHËVE?
3. A DO TË BJERË DERI NË VULLNETIN E MIRË DHE MIQËSIVE MË TË MIRA?
4. A DO TË JETË E DOBISHME PËR TË GJITHË?

RROTA – AMBLEMI I  ROTARIT

Që nga ditët e para, ingranazhi ishte dhe ka mbetë simboli i Rotarit. Zgjidhjen e parë grafike të ingranazhit e dha Rotariani nga Çikago Montag Ber. Ai me profesion ishte gdhendës dhe vizatoi simbolin e Rotarit: rrotë e thjeshtë e karrocave të fshatit me disa vija të cilat pasqyronin pluhurin dhe lëvizjen. Rrota ka pasqyruar “Civilizimin në lëvizje”. Shumica e klubeve të para kanë pasur një variantë të rrotës të shtypur në memorandumet apo publikimet e tyre. Përfundimisht më 1922, u vendos që të gjitha klubet Rotari duhet të kenë zgjedhje të thjeshtë të simbolit ekskluziv të Rotarianëve.

Rotary Club Ulcinj-Ulqin

YouTube Preview Image
1