Sesion shkencor të dymdhjetë vjetorit pas vdekjes së Gjergj Gjokaj-t – Video

December 23, 2009   | Rajoni / Region

Gjergj GjokajKaluan dhjete vjet prej qe se u nda prej nesh intelektuali, profesori,dhe me se miri te them njeriu i madh Gjergj Gjokaj. Nuk besoj se ka shqiptar ne Mal te Zi por edhe me gjer qe nuk din se kush ka qene Gjergj Gjokaj. Njeriu qe me fjale te bukura dhe te urta luftoi qe te ruhen gjuha dhe tradita, por edhe qe te shuhen gjera te prapambetura qe nuk i takonin kohes, si ajo per gjakmarrje. Njeriu i cili luftoi per te drejten e fjales shqipe ne radio Titograd ne vitin 1965. Njeriu qe i pari botoi revisten e pare shqipe ne Mal te Zi, pra ate me emrin KOHA. Meritat jane te shumta, por te them se Beslidhja e Malesise eshte me madhja. Gjergji fitoi sulm ne zemer ne mbremjen e 27 nentorit 1997, ku ne Tuz kremtonin 85 vjetorin e pavarsise. Jetoi edhe dy dite dhe u nda nga jeta. Fjalet e i tij i fundit ishin se sa i shqetesuar ishte per percarjet nderpartiake te shqiptaret e MZ.Ishte njeriu qe luftoi deri ne momentin e fundit per intereset shqiptare. Ky ne Malesi dhe Anton Çeta ne Kosove, kan kryere vepra qe do te mbesin sa te jet jeta ne histori.Lavdi veprave te Gjergj Gjokaj!

Episode kujtimi dhe bashkëpunimi

Mr. Ismail Doda

Me mikun tim të vjetër Gjergj Dakun Gjokaj u njoftova pasi mbarova për arsimtar dhe po punoja në Krajë, një ditë marsi të vitit 1966, në zyrën e tij si redaktor i Emisionit shqip (nga viti 1965) në Radio Titogradin e atëhershëm. Vazhdova të jem korrespondent nga Kraja. Rreth vitit 1970, bashkë me të, me Mirash Gojçajn dhe me përkrahjen e ndonjë dashamiri të rrallë të kulturës nga klasa politike shqiptare e kohës kërkuam dhe ia dolëm tzi bindnim strukturat e Radio Titogradit që ky emision të bëhej i përditshëm. Gjegji kishte një zë të bukur dhe prirje prej gazetari profesionist. Ishte një kuadër i rrallë.

Si përfaqësues i Pleqësisë së Vendit nga Kraja, më 28 qershor 1970 më ftuan në Tuz, në Besëlidhjen e Malësisë, ku Gjergj Gjokaj ndriçoi si meteor. Meqë ndodhesha në një provim në Prishtinë, szpata mundësi të vij aty. Që zë zanafillë, pas një rasti të shëmtuar dhe tragjik, që ishte sprovë për të gjithë në Malësi, dikush tentoi që në gazeta ta sulmojë Besëlidhjen. Gjergj Gjokaj me fakte të pamohueshme e mbroi. Besëlidhja e dha provimin dhe kohës i përballoi. Ajo u bë një shembull i mirë dhe model për krejt kombin si të bëhet pajtimi dhe të çrranjosen hakmarrja e gjakmarrja.

Isha në njëzetvjetorin e këtij jubileu (1 korrik 1990). Festë e madhe, me përmasa kombëtare. Policia e Malit të Zi ishte çua në këmbë. Gjatë rrugës na ndaluan dhe kontrolluan në Shestan, Virpazar dhe në Tuz.
Në rrugë kishin ndaluar kryepleqnarin e Kosovës, Anton Çettën dhe anëtarët e tjerë të Alternativës Kosovare.
Në qendër të Tuzit më del para e motra e Gjergj Gjokajt dhe më thotë “Ruajuni se sot ju përcjellin fort!”
– “Mos kini frikë, oj motër, se szkanë çztë bëjnë, ia pres unë.”
Tuzi ishte mbushur përplot me forcat e uniformës blu, siç thuhet në Krajë: mizë për kërcu! Kishte më shumë nga ata q miq të ftuar. Shteti frikësohej se diçka do të ndodhë, duke aluduar te fenomeni demokratik që kishte filluar të rrezatojë. Te Gjimnazi tubimin e kanë hap bajraktari i Hotit në emër të Malësisë, Liko Mani Çunmulaj. Fjalën e merr dhe flet kryetari i Besëlidhjes, Gjergj Gjokaj. Malësorët trima, bujarë dhe mikpritës shtrojnë sofrat te Kroni i Traboinit. Aty vijnë edhe sigurimcat e paftuar. Lugina ishte e rrethuar. Ky veprim arriti kundërefekt. Në truall të gjelbër, plot hije, luhet vallja dhe jehon kënga nga Shaban Gjekaj e Nikollë Nikprelaj. Mark Krasniqi recitoi një vjershë që pasqyronte hijet që na përcillnin.

Me Gjergj Gjokajn, Lucë Lucajn dhe Gjergj Berishajn botuam doracakun “Në prehër të jetës së re” (1976). Punuam shumë në zyra të Entit Ndërkomunal Pedagogjik, edhe tërë natën pa mbyllur sy.
Një grup krijuesish redaktuam revistën “Koha” (1978 – 1989). Gjergj Gjokajn e patëm në krye të saj, si promotor dhe kryeredaktor. Gjatë përpunimit, shtjellimit dhe redaktimit të materialeve të gjithë thelloheshin në punë. Por, dorën në zemër, Gjergji disi më shumë. Ai e ndizte cigaren e duhanit. Pasi e thithte dy-tri herë, e lente në taketuke. Vazhdonte punën dhe asaj szi kthehej më. Kështu e pësonin edhe cigaret që aq shumë i pinte. Ishte zemërgjerë: dhe i matur. Punët i organizonte mirë.

Kemi qenë miq të mëdhenj. Në ndonjë rast flisnim edhe për gjëra intime. Çështja kombëtare ishte në krye të tyre. Më lexonte edhe ndonjë poezi të shkruar me dorë në ndonjë copë letre. Ato më vonë iu botuan pas vdekje në përmbledhjen “Me shembët folenë-poezi” (2000).
Iu gëzua emrit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu që ia dhamë shkollës fillore në Ostros (2 mars 1968). E patëm edhe në kremtimin solemn. Ai iu gëzua edhe pjesëmarrjes sime në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në Tiranë tridhjetë e pesë vjet më parë (20-25. XI. 172). I përkrahu vendimet e këtij Kongresi. Sapo u ktheva në shtëpi, dërgoi gazetarin M. Gojçaj që të bëjë një intervistë me mua. Kështu, i pari i dha publicitet në Malin e Zi. Këto ishin momente gëzimi që hynë në histori. Por, edhe në çaste trishtimi, ku atyre (emrit të shkollës dhe gjuhës së njësuar shqipe) iu kanosej rreziku, Gj. Gjokaj iu doli zot me diskutime dhe shkrime (shih, “Reagovanja (Malisori razumiju albanski)”, në Borba, viti LXV. Beograd, e martë, më 24 mars 1987, f. 2). I

Ishte mendjemprehtë, guximtar dhe gjykonte drejt. Fjala i zinte vend.
Aftësitë prej një politikani i dëshmoi në agimin e shumëparitiaksisë, kur një numër shqiptarësh i profileve të ndryshme krijuan Forumin Demokratik të Shqiptarëve në Malin e Zi (Tuz, e dielë më 12 gusht 1990; Ulqin, e dielë, më 26 gusht 1990) dhe pruri Aktin për statusin special të shqiptarëve në Mal të Zi (më 22 gusht dhe më 12 shtator 1992 në Ulqin). Gj. Gjokaj ishte njëri nga katër deputet e parë të LD në MZ në Kuvendin e parë shumëpartiak të Malit të Zi (1990-1992).

Falë kësaj veprimtarie të bujshme, ku i takoi barra kryesore, sa ishte gjallë e siguroi vendin e merituar në historinë kombëtare. Me qëllim që tzi ndihmonte vendit të vet, nuk shkoi të punojë në Prishtinë, në Fakultet. Këtë ma thonin atje mua (më 1963) profesorët e mi miqtë e tij. Andaj, për çdo meritë të tij i jemi mirënjohës, e falënderojmë dhe e kujtojmë me mallë Gjergjin tonë të madh që tash një dekadë u nda prej nesh, me nderë dhe faqe të bardhë.
Lavdi! I ardhtë e lehtë toka në Malësi! I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
YouTube Preview Image