Gëzim Hajdinaga uron besimtaret per Krishtlindjet

December 24, 2009   | Lajmet / Vijesti

Gëzim Hajdinaga uron besimtaret per Krishtlindjet.1

Me rastin e festës së  Krishlindjeve, kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga, deputeti Luigj Shkrela dhe zyrtarë të tjerë të  Komunës vizituan kishën e Shtojit ku u takuan me famulltarin e kishës Don Franin.
Me këtë rast u shkëmbyen urime të ndërsjellta dhe u vlerësua puna e pushtetit vendorë si dhe harmonia fetare që ekziston ndërmjet komuniteteve të qytetit tonë.
Në këtë Ditë  feste kryetari Hajdinaga u përcjell përmes mediave të gjithë  besimatarëve katolik urimet më të përzemërta: Sot është  një ditë shumë e veçantë, një ditë e gëzuar, një ditë shumë e rëndësishme për të dhënë më shumë mesazhe paqeje, për më shumë tolerancë, më shumë harmoni.
Urime më të përzemërta për këtë Ditë të bekuar, që është simbol i përjetësisë, shpresës dhe adhurimit, i motivimit të njeriut, i përkushtimit për të mirën për të ardhmen.

Gëzuar!

Municipality of Ulcinj / Ulqin

YouTube Preview Image