Roqen: Njohja e Kosovës punë e kryer

December 24, 2009   | Rajoni / Region

MONTENEGRO-SERBIA-KOSOVOMali i Zi nuk ka arsye që të presë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën, ka thënë Ministri malazez i Punëve të Jashtme, Milan Roqen.
“Ky është një tregim i përfunduar. Kur e njihni një vend, atëherë është logjike faza tjetër – vendosja e marrëdhënive diplomatike”, ka thënë Roqen për gazetën “Vijesti”.
“Kur kemi vendosur për njohjen e Kosovës, jemi udhëhequr nga mendimi shumicë i BE-së. Edhe në bazë të mendimit të Gjykatës së Hagës do të kemi të njëjtin qëndrim”, tha Roqen.
Në konstatimin e gazetarit se Presidenti malazez Vujanoviq dhe zv.kryeministri Maroviq kanë deklaruar se do të respektojnë vendimin e Gjykatës së Hagës, dhe nuk do të vendosen marrëdhëniet me Kosovën deri në vendimin e gjykatës, Roqen ka thënë se “këto janë mendime të njerëzve të përgjegjshëm në pushtetin e Malit të Zi, ndërsa qeveria e cila udhëheq me politikën e jashtme ka vendimin e saj për njohjen e Kosovës, realizimi i së cilës do të rrumbullakësohet me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

TVCG
YouTube Preview Image