Afërdita Dreshaj raporton shumë trafik

December 26, 2009   | Lajmet / Vijesti

Afërdita Dreshaj“Shumë trafik” titullohet kënga e re Afërdita Dreshajt dhe është një prej surprizave të këtij fundviti. Kënga është e rrymës pop-folk, në të cilin e gjen shumë mirë veten këngëtarja Dreshaj. Është një këngë e thjeshtë, me një tekst paksa të çuditshëm, por që zor se të hiqet nga mendja dhe qysh tani publiku ka nisur ta pëlqejë. Kjo është prova e radhës e Afërdita Dreshajt për të hyrë seriozisht në skenën e muzikës shqiptare, pasi ajo është e njohur më shumë si modele e pistave të modës. Në planin privat, Afërdita po jeton dashuri të qetë me këngëtarin Shpat Kasapi.

Bota Sot

YouTube Preview Image