Arijeta Zati fiton bursën për vitin 2010

December 26, 2009   | Sporti / Sport

Arijeta Zati fiton bursën për vitin 2010Të merkuren me datë 23.12.2009 në villen “Gorica” në Podgoricë nga komiteti olimpik i Malit të Zi u bë ndarja e çmimeve për sportistët më të mirë për vitin 2009, si dhe ndarja e bursave për sportistët me suksese më të larta.
Çmimet u ndanë nga kryetarai i komitetit olimpik në Mal të Zi, z. Dushan Simonoviq.
Arijeta Zati garuesja nga klubi i Taekowndo-së Ulqini fitonë bursen gjegjësisht stipendionin e cila shpërblehet si garuesja më e mirë në sportin e Taekwondo-së për vitin 2009. Ajo me rezultaten e arritura gjate këtij viti arrinë të jetë në mesin e 55 garuesve të cilët fituanë bursen për vitin e ardhshëm 2010.
Të ftuarë në këtë manifestin ishin garuesja e lartëpërmendur Arijeta Zati si dhe kryetrajneri i klubit të Taekowndoëse Ulqini Fikret Dushku.
Për më tutje Arijeta Zati shprehet, është një kënaqësi e veçant të jeshë në mesin e sportistëve më kulminant në Mal të Zi, ndërsa për çmimin e fituar jam shumë mirnjohës ndaj trajnerit tim i cili asnjëherë nuk ngurrojë që të jemë në mesin e rezultateve më të larta, ky çmim më motivon që vitin 2010 akoma edhe më shumë ti ngrisë këto rezultate.
Kryetrajneri i klubit të Taekwondo-së Ulqni në mes tjerash shton, qëllimi ynë është që të arrijmë rezultatet sa më të larta e në veçanti ato zyrtare duke filluarë prej kampionatit në Mal të Zi për të vazhduarë në atë ballkanik europian, botëror, e pse jo edhe në lojra olimpike. Për të arritë rezultate të larta duhet një sinqeritet i veçantë si te trajneri, nxënësi e poashtu edhe tek prindërit të cilët luajnë një rolë të madhë tek fëmijët e tyre, si dhe përkrahja financiare prej organeve kompetente dhe sposorët. Kënaqësia ishte e veçantë ndërsa ajo çka më së tepërni na la përshtypje ishin fjalët e krytarit të komitetit olimpik i cili u shpreh “ju jeni krenaria jonë” e në mesin e tyre ishte edhe garuesja e klubit të Ulqnit Arijeta Zati, dhe kjo padyshim se përbën edhe një sukses tjetër në vete. I uroj suksese të gjitha klubeve sportive në qytetin tonë.
Përzemërsisht i përshëndes të gjithë fansat tanë si dhe ata që na përkrahin në sukseset tona.

Taekowndo club Ulqini – Facebook

YouTube Preview Image