Filloi faza e dytë e konservimit të eksponateve të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në Shas

December 27, 2009   | Kulturë / Kultura

Gjetjet arkeologjike ne ShasShoqata “Ora” në bashkëpunim me Muzeun e Ulqinit ka filluar realizimin e fazës së dytë të projektit të konservimit të eksponateve të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike në Shas në vitin 1985.
Konservimi i eksponateve, që përbëjnë objekte të ndryshme, do të kryhet nga sektori për konservim pranë Entit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore – Historike në Cetinë. Procesi i konservimit parashikohet të zgjasë 4-6 muaj.
Projekti realizohet me ndihmën e një granti prej 2500 eurosh të akorduar nga Fondi për Pakica.
Në fazën e parë të realizimit të projektit janë konservuar 60 eksponate të cilat i janë prezantuar publikut në muajin maj të këtij viti, me rastin e Manifestimit tradicional “Pranvera në Anë të Malit”.
Në gërmimet arkeologjike në Shas, të kryera gjatë vitit 1985, janë gjetur rreth 190 eksponate të cilat deri vitin e kaluar kanë qëndruar të pakonservuara në depot e Muzeut të Ulqinit.

Ulqin, më 26 dhjetor 2009
Ismet Kallaba

Shoqata ORA…konsultoni faqen”Ora”për më shum Fotografi


Shoqata ORA
YouTube Preview Image