Maroviq kundër “nxitimit” për marrëdhënie diplomatike me Kosovën

December 29, 2009   | Rajoni / Region

Svetozar MaroviQNënkryetari i qeverisë së Malit të Zi  Svetozar Maroviq, ka përsëritur, siç thotë, qëndrimin e tij personal, që Mali i Zi të jetë i gatshëm që të rishqyrtojë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të marrë vendimin se shpallja e pavarësisë ishte e paligjshme.
Megjithatë, Maroviq tha se nuk beson që gjykata e Hagës do të bëjë formulime të tilla të precize. Duke komentuar paralajmërimet e kohëve të fundit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Malit të dhe Kosovës, Maroviq sërish ka përsëritur qëndrimin e tij personal se me procesin nuk duhet nxituar deri sa në Hagë po zhvillohet procedura dhe pritet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë.
Ai është i bindur se qeveria e Mali të Zi para se të marrë çfarëdo vendimi “seriozisht dhe me përgjegjësi do të shqyrtojë të gjitha aspektet e kësaj çështjeje dhe do të dëgjojë të gjitha mendimet”. Por ai thotë se nuk ka ndonjë propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme malazeze për hapjen e përfaqësisë diplomatike në Prishtinë.

TVCG