Gjukanoviq: Pavarësia e Kosovës nuk mund të revidohet

December 30, 2009   | Rajoni / Region

Kryeministri i Malit të Zi Milo GjukanoviqKryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviq ka deklaruar se pavarësia e Kosovës nuk mund të revidohet.
“Ne nuk shohim shansin që ky rezultat mund të revidohet”, ka thënë Gjukanoviq. Kryeministri malazez ka theksuar se “vetëm po humbet kohë” me tentativat që të anulohet pavarësia e Kosovës.
“Prandaj është më racionale, sado e dhimbshme që të jetë, që të tërhiqet viza, për t’u nisur drejt asaj që është shans. Ndërsa shansi është e ardhmja evropiane”, ka vlerësuar Gjukanoviq mbrëmë për TV Atlas.
Ai ka thënë se humbja e Kosovës është “disfatë e politikës me decenie të zhvilluar atje”.
Sipas fjalëve të Gjukanoviqit, duhet respektuar interesat e Serbisë, “por gjithashtu është me rëndësi të dihet se vetëm respektimi nuk do të thotë kontribut për stabilitetin rajonal”.
Gjukanoviq ka paralajmëruar se Mali i Zi dhe Kosova “në një afërme të ardhshme” do të vendosin marrëdhënie diplomatike.

TVCG