Krivokapiq: Nuk mund të pritet gjatë për shkëmbimin e ambasadorëve me Prishtinën

December 31, 2009   | Rajoni / Region

Ranko KrivokapiqKryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq konsideron se kontesti para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është çështje e Serbisë dhe Kosovës, dhe se Mali i Zi “nuk mund të presë tepër gjatë” që të bëhet shkëmbimi i ambasadorëve me Prishtinën.
“Ne kemi dinamikën tonë e cila filloi në tetor të vitit të kaluar me njohjen e Kosovës”, ka konstatuar Krivokapiq, duke theksuar se Mali i Zi duhet të mbrojë para së gjithash interesat e tij nacionale.
“Ne duhet të respektojmë vendimet deri në fund, për të qenë seriozë dhe subjekt i pranuar ndërkombëtar”, ka thënë Krivokapiq.
Ai konsideron se shkëmbimi i ambasadorëve të Podgoricës dhe Prishtinës dhe njohja e popullit malazez në Kushtetetutën e Kosovës duhet trajtuar si dy procese që shkojnë paralelisht.

TVCG
YouTube Preview Image