Dy kushte për marrëdhënie diplomatike me Kosovën

January 1, 2010   | Rajoni / Region

Filip VujanovicPresidenti malazez, Filip Vujanovic ka deklaruar se dekretin për emërimin e ambasadorit malazez në Prishtinë do ta nënshkruajë vetëm kur Kosova të njohë malazezët si minoritet.
“Jam i bindur se kjo çështje duhet të zgjidhet para se të shkëmbehen ambasadorët, sepse kjo është korrekte ndaj komunitetit tonë në Kosovë, por kjo është edhe qëndrim i pritshëm korrekt i Kosovës ndaj Malit të Zi”, ka thënë Vujanovic në intervistën për gazetën “Pobjeda” të Podgoricës.
Kreu i shtetit malazez ka vlerësuar se komuniteti kombëtar malazez në Kosovë është në “pozitë të pashembullt”, sepse sipas tij, në parlamentin e Kosovës të gjitha komunitetet e tjera kanë deputetët e tyre dhe vetëm malazezët nuk janë të përfaqësuar.
Si kusht të dytë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Podgoricës dhe Prishtinës, Vujanovic ka theksuar “qëndrimin e qartë dhe të besueshëm” të Kosovës për sigurinë e kushteve për kthimin e refugjatëve nga Kosova.

QIK

Video RTV IN
http://www.rtvin.me/inpuls/31_12.flv