Adrian Gaxha së shpejti do të nxjerrë albumin e ri

January 4, 2010   | Lajmet / Vijesti

Adrian GaxhaAdrian Gaxha, ka thënë se së shpejti do të nxjerrë albumin e ri, i cili do të përmbajë 17 këngë- kryesisht të zhanrit RNB dhe pop.
Ajo që më preokupon tërë kohën është albumi i ri, që posedon 17 këngë dhe kryesisht të zhanrit RNB dhe pop.
Këngëtari i hitit “Më mungon” nuk e konsideron muzikën e tij komerciale, por thotë se mundohet që të krijojë një baraspeshë që të gjithë të dëgjojnë krijimet e tij.
Albumi im fundit mundem të them lirisht se 90 për qind prej këngëve nuk janë komerciale, por mundem të bëj balancë që të dëgjojnë të gjitha moshat, pa marrë parasysh pleq e të rinj.
Në këtë album kam një duet me Ramadan Krasniqin – Danin që titullohet ‘Si kjo Raki’ është një këngë shumë e mirë dhe u prit shumë mirë nga publiku. Pra fokusohem në këngë që dëgjohen dhe kanë një vijë melodike të bazuar në diçka tërheqëse dhe profesionale”, shton këngëtari.

INA
YouTube Preview Image