Vujanovic: Ne 2010, Mali i Zi do marre statusin kandidat për në BE

January 8, 2010   | Rajoni / Region

filip-vujanovic-01PODGORICE- Presidenti malazez, Filip Vujanovic dhe kryetari i Parlamentit, Ranko Krivokapic deklarojnë se ekzistojnë gjasë reale që Mali i Zi, deri në fund të vitit 2010 të marrë statusin e kandidatit për anëtar i barabartë në BE.

Deklarata është bërë gjatë urimit për Vitin e Ri.

Vujanovic deklaroi se për këtë arsye, periudha e ardhshme duhet t’i kushtohet arritjes së përparimit në rrugën e integrimit evropian dhe ruajtjes së sigurisë ekonomike dhe sociale.
Shefi i shtetit malazez deklaroi se viti 2009 do të mbahet mend për arritjet e mëdha në planin e politikës së jashtme dhe integrimit, por edhe për sfidat serioze ekonomike dhe sociale, të cilat i imponoi kriza globale.
“Duhet të krenohemi me sukseset në integrimin evropian dhe euroatlantik. Kërkesa jonë për anëtarësim në BE ishte pritur pozitivisht dhe ekziston gjasë reale që Mali i Zi, deri në fund të vitit 2010 të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”, deklaroi presidenti malazez.

(s.g/BalkanWeb)

TV IN
http://www.rtvin.me/flv/31_12_post_filip.flv