Anjeza Shahini: Në pritje të dashurisë

January 9, 2010   | Lajmet / Vijesti

Anjeza Shahini.3Intervistë më këngëtaren Anjeza Shahinin

Vetëm 22 vjeç. E pa dashuruar, por dashurinë e pret t’i vijë. Dhe është koha e përshtatshme, pasi edhe vetë thotë, deri më tash është ndjerë e vogël. Pikërisht tani, rinia sapo ka filluar për të. Ndaj: mirë se të vish DASHURI. Por… prit pak… sa të mbarojë festivali. Hë për hë e gjithë vëmendja e saj është përqendruar aty.

Anjeza Shahini“Para pasqyrës”, është titulli i këngës me të cilën konkurron në festivalin e RTSH-së. Por është një këngë në të cilën gjen edhe veten mirë. Pak minuta para se të dalë para publikut përballja e fundit është ajo me pasqyrën. Por aty mund të shohë vetëm pamjen. Se ç’fsheh në vetvete, emocionet, ndjenjat, frikrat dhe dashurinë e vërtetë i zbulon në këtë intervistë:

Anjeza në Festivalin e RTSH-së me një këngë që titullohet “Në pasqyrë”. Para pasqyrës çfarë i thoni vetes, po pasqyra çfarë ju thotë ju?

Anjeza: Pasqyra është ai objekt nëpërmjet të cilit të gjithë ne kemi njohur veten, me të cilën kuptohemi ndoshta më shumë se kur flasim me dikë. Mirëpo dhe pse ajo tregon pjesën sipërfaqësore të njeriut është pikërisht ajo që na kundërshton gjendjen e vërtetë shpirtërore që mund të jemi.

Është bukuria e femrës diçka që e vënë re të gjithë, po zëri e bën më të bukur një femër?

Anjeza: Është shpirti që i bën të bukur të dyja këto më sipër.

Kanë lidhje vargjet e kësaj kënge me ndonjë eksperiencë personale, si lindi ky krijim?

Anjeza Shahini.2Anjeza: Këto janë vargje të Jorgo Papingjit, të cilat prekin domosdoshmërisht eksperiencën e çdokujt. Mua më ndodh shpesh të shoh në pasqyrë, jo atë që ndiej brenda meje.

Si ju duket kjo konkurrencë, e pret me shumë emocion natën e çmimeve sot?

Anjeza: Në këtë festival unë mendoj se veçoria qëndron tek pjesëmarrjet e zërave më të mirë shqiptarë. Unë jam në garë, e kam thënë gjithmonë që kam shpirtin e konkurrimit, megjithatë çmimi më i madh është kur të nesërmen kupton, që kënga ka shkuar tek ai publik që e do dhe e vlerëson muzikën.

Një garë në skenë si është, ku ndryshon nga garat e tjera në jetë?

Anjeza: Në jetë ka sfida edhe të egra me të cilat detyrimisht duhet të përballesh, ndërsa në skenë bukuria është që gara vjen me nota paqeje.

Në muzikë ka krijime që vlejnë dhe ka nga ato që nuk vlejnë, çfarë lloj këngë nuk do mund të vlente për ty?

Anjeza Shahini.4Anjeza: Për mua nuk do të vlente ajo këngë, që nuk më jep gjendje emocionale, sepse mbi të gjitha kënga është marrëdhënie emocionesh ndërmjet këngëtarit dhe dëgjuesit, dhe kur ato nuk vijnë tek njëra-tjetra atëherë nuk ke bërë misionin e duhur.

Jeni vetëm 22 vjeç, si do cilësoje një vajzë të kësaj moshe, e ka lënë rininë pas apo e ka ende para?

Anjeza: Rinia ime sapo ka filluar, deri tani kam qenë e vogël. (qesh)

Si janë marrëdhëniet me mamin dhe motrat, dinë gjithçka për ty, të rrëfejnë çdo të fshehtë… Dhe më mirë një bisedë me motrat apo mikeshat?

Anjeza Shahini.1Anjeza: Përveç marrëdhënies prind-fëmijë me mamin konsumoj biseda shumë shoqërore. Me motrat gjithashtu, por sigurisht që tek një shoqe mund të shprehesh një gjendje sido që të vijë ajo, duke shmangur frikën që një familjar, e përjeton më direkt një situatë.

Një nga këngët fituese në “Kënga Magjike” titullohej “Nxënësja më e mirë”. Ku ndihesh vërtet nxënësja më e mirë?

Anjeza: Për shembull për shoqërinë time jam një shoqe shumë e mirë (qesh).

Dashuri në këngët e tua, shumë ndjenjë. Kështu je ti në të vërtetë?

Anjeza: Po, unë jam shumë e ndjeshme.

Shumë njerëz presin dashurinë e vërtetë t’u vijë, ju e keni apo e prisni gjithashtu?

Anjeza Shahini.5Anjeza: Dashurinë e vërtetë? E pres…

Si do ta imagjinonit veten pas disa vitesh, a jeni tipi i vajzës që mund të jeni një nënë e mirë?

Anjeza: Të jem sa gjysma e nënës time dua.

Cila është frika më e madhe që keni në jetë?

Anjeza: Të papriturat.

Viti 2009 në mendjen tuaj si kaloi, po vitin 2010 si e pret?

Anjeza: 2009-ta ka qenë me surpriza të mira dhe të këqija. Për 2010-ën uroj të ketë vetëm surpriza të mira për mua, dhe për të gjithë shqiptarët.

Bota Sot

YouTube Preview Image