Vesa Luma turne nëpër Evropë

January 9, 2010   | Lajmet / Vijesti

Vesa LumaSharmante dhe mjaftë e butë për publikun, këngëtarja Vesa Luma ka filluar ta zgjerojë aktivitetin e saj muzikor. Përveç trojeve shqiptare ajo tashme është e kërkuar edhe jashtë vendit. Vesa e njohur si këngëtarja me e talentuar në trojet shqiptare sa po ka filluar një turne nëpër Evropë. Këngëtarja Luma është ndër këngëtaret me të pëlqyera. Vokali dhe performancat e saj janë shquar nga profesionistet dhe kritiket më të mëdhenj të muzikës në Kosovë dhe Shqipëri. Vesa është bërë mjaft e famshme pas pjesëmarrjes në spektaklin “Ethet e së Premtes mbrëma”. Falë talentit dhe zërit të saj shumë të vlerësuar nga kompozitoret e njohur ajo ka arriti të jetë finaliste e këtij spektakli. Pas këtij suksesi ajo ka vazhduar karrierën e saj solistike, shumë të suksesshme duke rrëmbyer shumë çmime në festivalet më të njohura shqiptare dhe duke u dekoruar me shumë epitete. Këngëtarja Vesa Luma, pasionin dhe talentin e ka te trashëguar nga nëna e saj, ndërsa për herë të pare ka kënduar në moshën 5 vjeçare ne “Akordet e Kosovës bashke me grupin për fëmijë “Xixellonjat”. Vesa Luma përveç koncerteve të shumta të saja solistike, ka qenë pjesëmarrëse në çdo koncert humanitare në Kosovë.

Bota Sot

Vesa Luma.2Vesa Luma.1YouTube Preview Image

1