Arta Bajrami shtatzane!?

January 15, 2010   | Lajmet / Vijesti

Arta BajramiKohëve të fundit flitej me të madhe se këngëtarja Arta Bajrami është shtatzënë. Është më se normale që njeriu pasi të martohet të planifikojë edhe zgjerimin e familjes. Menduam se këtë gjë e ka planifikuar edhe këngëtarja e cila nuk po ndalet në punën e saj. Edhe pse e martuar, Arta nuk është shkëputur aspak nga angazhimet muzikore, qofshin ato koncerte, mbrëmje muzikore apo xhirime televizive. Mund të thuhet se ishte ndër të paktat këngëtare e cila u paraqit gati në çdo televizion dhe program festiv. Albumi i fundit po ecën shumë mirë në shitje dhe mban në vete këngë hite. “Jo nuk jam shtatzënë, e di që kanë qarkulluar fjalë të shumta nëpër media dhe web-faqe të ndryshme, por është keqkuptuar intervista ime dhënë më herët duke thënë që planifikoj familje”, kështu ka theksuar Arta Bajrami në një intervistë për mediat kosovare. Këtë vit ajo mendon të punojë edhe më shumë për karrierën e saj duke realizuar këngë dhe hite të reja. Këtë rradhë këngëtarja ka vendosur të fillojë realizimin e këngëve në zhanrin popullor. Për sa u përket thashethemeve në lidhje me shtatzëninë e saj akoma dyshohet pasi këtë gjë e vërteton edhe fotoja të cilën e publikojmë si dëshmi. Kjo foto është shkëputur gjatë realizimit të klipit “Falje nuk ka” baladë kjo shumë e pëlqyer e këngëtares dhe ka disa muaj që është hedhur në treg. Tashti, Arta ose ka dështuar në shtatzëninë e saj ose e mban të fshehur akoma?

Panorama Plus
YouTube Preview Image

1