Në Kohen Javore asnje fjali per Fondacionin “Dom Simon Filipaj”, përpara Vitit të Ri ndihmoj 37 famile dhe 8 studentë

January 15, 2010   | Shoqëria / Društvo
Fondacion “Dom Simon Filipaj”Pritëm që Koha Javore të shkruaj mostjetër një fjali, dhe të lajmrojë lexuesit e vet(aq sa ka):  që Fondacioni  “Dom Simon Filipaj”, përpara Vitit të Ri ndihmoj 37 famile dhe 8 studentë, asnjëfjalë, vetëm po pyesim pse?

Për  Kohen Javore

Të marrësh përsipër të krijosh një organizatë me qellimin e vetëm, ndihmën ndaj atyre që kanë më së shumti nevojë, , menduam se po bëjmë një gjë fisnike dhe të mirë. Po kështu kur e nisem krijimin e kësaj organizate që e quajtëm Fondacioni “Dom Simon Filipaj” emri i të cilit nderon të gjithë ne, si individ, si komunitet poashtu edhe si komb. Kishim  si qëllim të vetëm ndihmen e vendit dhe popullit shqiptar në komunën e Ulqinit, pa kurrfar dallimi. Atëherë menduam se do kemi një përkrahje të gjërë në gjitha sferat e shoqërisë të bashkevendasve, si këtu në diasporë ashtu edhe në vendlindje e përveç kësaj, u befasuam pa masë me disa persona në postet udhëheqëse, në këtë rast gazeta e përjavëshmë “Koha Javore” e cila ka një urrejtjë (ashtu duket) patologjike ndaj aktivitetit të Fondacionit “Dom Simon Filipaj” arsyet se pse  i din vetëm ajo.
Kjo gazetë me një indiferentizem të thellë, ndaj veprimtarive tona, nuk e sheh të arsyeshme të pasqyroj qoft edhe me një fjali të vetmen punën tonë dhe atë mundësi të vogel që ne kemi t’i ndihmojmë vëllezërit dhe motrat tona që jetojnë në komunë të Ulqinit, të mbështjellur me petkun e skamjes dhe vuajtjes.
E dimë dhe jemi plotësisht të bindur se kjo që në mundohemi të bëjmë nuk ua lehtëson jetën, nuk ua bënë më të mirë, por ne të pakten përpiqemi që të  bashkë ndjejmë dhimbjen e tyrë.
Kohët e fundit ne si fondacion kemi bërë përpjekje  modeste që për të disatin vit radhazi  Fondacioni “Dom Simon Filipaj” ka ndërmarrë një aksion me qëllim trajnimin e mjekëve të urgjences në Qendren Shëndetsore ne Ulqin, ka ndihmuar me dhjetra familje dhe individ, ka sponzoruar ne tersi  botimin e revistës shkollore “Shkëndijat” për dy vite me rradhë, ka dhënë ndihmë për Shkollen “Bedri Elezaga”, si dhe dokumentar historic, ndihmuam disa studentë etj. Të gjitha këto aktiviete në pakë fjalë janë vepra të cilat një numër jo pak i vogël atdhetarësh që e duan vendin e tyre me kontributin e tyre personal ndihmuan në forma nga më të ndryshme.
Kur u themelua Fondacioni ‘Don Simon Filipaj” i kemi shkruar gazetes Koha Javore, por drejtuesit e saj nuk e kanë parë të arsyeshëm të shkruajnë të pakten tre radhë, për këtë fondacion, i cili që në themelimin e tij ka bazë atdhetarinë.
Në mbledhjen kur u vendos pët tu blerë autoambulancat, ka qenë i pranishëm edhe nja gazetarë i kësaj gazete, kyte mbledhje sikur edhe blerjen e autoambulancave e inicioj Fonadacioni ynë, në kete mbledhje muaren pjesë një numer i konsiderueshëm prej Anës Malit,- çfar shkruan Koha Javore?;- asnjë fjalë për organizuesit e mbledhjes as për qëllimin e mbledhjes, as për vendimet e mbledhjes, por shkruan për riorganizimin e shoqatës Ana e Malit, megjithse Fondacioni “Dom Simon Filipaj” mund të themi se ishte shkastar i riorganizimit te kesaj shoqate shumë përparimtare dhe e udhëhequr prej disa djemësh shum aftë dhe dashamirë të vendlindjes.
Autoambulancat që  u sollen me ndihmen e vëllezërve dhe motarve tona nga
SHBA,  në gazeten Koha Javore u pasqyruan përciptazi, madje kur u soll autoambulanca e dytë ajo as që u përmend fare, vetëm atëher kurë ishte në portin e Tivarit.
Këto janë disa nga shembujtë që po tentojmë të japim se pse Koha Javore dhe drejtuesi i saj z. Ali Salaj nuk e shohinë të arsyeshëm ta pasqyrojnë në ndonjë radhë të gazetës se tyre. Urrejtja ndaj fondacionit është e pakutueshme, madje është edhe e frikeshme, apo se ky fondacion nuk është bërë pre asnjëherë e ndonjë formacioni politik, apo e lojrave politike që kohët e fundit qe po luhen me të madhe në dëm të shqiptarëve të cilëve u mbyllet edhe dritarja e informimit me anë të përsonave të cilët janë në shërbim të atyre që këtë terr informative e kanë nisur që në vitet e hershme e vijojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe sot. Janë po këta përsona që dëshirojnë përmes mbylljes së informimit për aktivitetin e Fondacionit “ Dom Simon Filipaj”, të minimizojnë në maksimum, punën e tij, qëllimin se pse e bëjnë e dijnë ata vetë, në nuk duam të paragjykojmë, se pse veprojnë në këtë formë.
Arsyet e veprimit në këtë formë, janë të tyret, por e pamë të arsyeshme që të bëjmë një reagim pasi Koha Javore, është një gazetë e cila paguhet nga taksat e shqiptareve të pa punë në Mal të Zi, dhe me djersën e Shqiptarëve dhe  nuk është e hijshme të luhet ashtu siç po veprojnë Drejtuesit e Kohës Javore, që nga
Fondacioni “Dom Simon Filipaj” shohin një kërcënim.

Fondacion “Dom Simon Filipaj”
Tom D. Shkreli  kryetar

2