Predrag Nenziq ulqinakëve të përmbytur u premton 200 mijë euro ndihmë – Video

January 15, 2010   | Ekonomia / Ekonomija

Predrag Nenezic_Gzim HajdinagaSot në Ulqin për një takim pune qëndroi ministri i turizmit, Predrag Neneziq, i cili pas takimit me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, vizitoi ishullin Ada, gjegjësisht u njoftua më afër me dëmet e shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në këtë zonë.
Ai u premtoi familjeve të përmbytura 200 mijë euro, na njofton gazetari ynë nga kjo komunë Gjekë Gjonaj. Përndryshe pas disa ditëve me diell, situata në rajonet e përmbytura në Mal të Zi gradualisht është duke u normalizuar. Niveli i Bunës është dukshëm më i ulët, kurse gjendja më e mirë është edhe në Rijeka Crnojeviqa dhe në Obod të Liqenit të Shkodrës, në Komunën e Cetinës.
Nga Qeveria është paralajmëruar se janë ndarë 200 mijë euro ndihmë intervenuese, kurse komisioni do të vlerësojë dëmet kur uji të tërhiqet plotësisht. Nga 10 mijë euro ndihmë për rajonet e përmbytura, gjegjësisht për komunën Urbane Gollubovci dhe komunat Cetinë e Ulqin, ka premtuar edhe Banka e Parë e Malit të Zi.
Për shkak të fekaleve që në rajonet e përmbytura i ka qitur uji në sipërfaqe, nga Instituti për Shëndet Publik apelohet që të përdoret uji i ambalazhuar.

TVCG

VIDEO TV IN
http://www.rtvin.me/flv/15_01_post_ulcinj.flv

1