Kumtesë: Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi

January 21, 2010   | Politika

KËSHILLI-NACIONAL-I-SHQIPTARËVE-NË-MALIN-E-ZIKëshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi përshëndet vendosjen e mardhënieve diplomatike mes Malit të Zi dhe Kosovës javën e kaluar, me shkëmbimin e letrave të ministrave të punëve te jashtme të dy shteteve.
KNSH vlerëson se vendosja e mardhënieve diplomatike, pas njohjes së shtetit të pamvarur  Kosovës nga Mali i Zi, vitin e kaluar , ishte një hap i pritshëm madje ndoshta pak edhe i vonuar.  Megjithatë vlerësojmë se ky moment gjithsesi do të ndikojë në përmirësimin dhe avancimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, Malit të Zi dhe Kosoves, si dy shtete të reja të pavarura në Ballkan, e që drejtpërdrejt do të ndikojë në rritjen e stabilitetit në rajon   dhe më gjërë .
Për ne shqiptarët në Malin e Zi, ky moment ka  rëndësi  pasi Kosova do të ketë mundësi që edhe në mënyrë institucionale, më  për së afërmi   të njihet  me pozitën e   vëllezërve shqiptarë  në Malin e Zi,  si popull autokton në trojet e veta etnike e jo të ardhur apo të importuar nga ndonjë vend tjetër .

Ndonëse Kosova dhe populli i saj,  edhe në të kaluarën, ka qenë mbështetëse e fortë dhe e vetme për ne shqiptarët në Malin e Zi, dhe shqiptarët e tjerë në trojet e tyre jashtë Shqipërisë. Nuk  duhet harruar kurrë fakti se që në fillim u shkolluam në Kosovë(shkolla të mesme e fakultete), por  një pjesë e mirë  e të rinjve tanë edhe sot po shkollohen  në Universitetet e Kosovës . Shpresojmë se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në  mes dy shteteve, kjo mbështetje do të vazhdojë, po edhe do  të thellohet.
Këshilli Nacional i Shqiptarëve pret që së shpejti të bëhet edhe shkëmbimi i ambasadorëve në mes dy shteteve fqinj, të cilët kanë shumë arsye të kenë e të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore e diplomatike .

KRYETARI
Tahir Tahiri

1